Kryeministri i vendit Edi Rama menjëherë pas takimit me kreun demokrat Lulzim Basha, teksa ka qenë i ftuar në studion e Top Story në Top Channël ka thënë se, ka pasur dy fjalime të gatshme, një për dështimin dhe një për arritjen e konsensusit mes palëve për miratimin e reformës në Drejtësi.
Sakaq, ai ka shtuar se, nesër drafti fillon rrugën proceduriale drejt sallës së Kuvendit duke theksuar se, drafti do të vazhdojë rrugën e vet deri sa kush do që të jetë gjykatës apo prokuror në këtë vend të kalojë një procedurë kontrolli pasurie, pastërti figure dhe kontroll njohurish.
Rama sqaroi pjesëmarrjen e Petrit Vasilit të LSI në takim, duke thëne se nuk ka të bëjë fare këtu PS apo LSI. "Unë do të merrja me vete në takim Bashkim Finon, por duke qenë se Fino nuk është i disponueshëm, pasi nuk është në Shqipëri për arsye shëndetësore" deklaroi ai.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com