Rama përzgjedh Veliajn në Tiranë 
  Ministri: Të punojmë non-stop

Rama përzgjedh Veliajn në Tiranë <br />  Ministri: Të punojmë non-stop
TIRANE- Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj do të jetë kandidati i mazhorancës në zgjedhjet e 21 qershorit për Bashkinë e Tiranës. Vendimi për kandidimin e Veliajt në Tiranë, është komunikuar nga vetë kryeministri Rama pas mbledhjes që zhvilloi me 40 aleatët e tij dhe deputetët e qarkut të Tiranës.

Erion Veliaj rezultoi kandidatura më e mirë dhe më e mbështetur brenda rradhëve të socialistëve nga sondazhet e zhvilluara ditët e fundit, ku në garë ishte me deputetin Blendi Klosi. Kryeministri Rama nuk foli shumë pas takimit që zhvilloi me deputetët e qarkut të Tiranës në orën 17:30 në selinë rozë, por u mjaftua të bënte të qartë se kandidati për PS do të jetë ministri Veliaj. “Kemi finalizuar edhe procesin e Tiranës.

Për këtë do të flasim edhe më gjatë. Por shkurtimisht kandidati ynë për Tiranën do të jetë Erion Veliaj", u shpreh Rama. Mbështetjen për këtë kandidaturë e ka dhënë edhe kreu i LSI-së Ilir Meta. “Përzgjedhja e kandidaturës për Tiranën ka qenë e vështirë se ka pasur shumë kandidatë. Kandidatin do ta shikonim si përzgjedhje për të shënuar plotësisht në shenjë. Veliaj ka punuar mirë në Ministrinë e Mirëqënies Sociale, pse të mos ta kishte këtë mundësi”, është shprehur Meta.

Vetë Veliaj është shprehur i bindur se nën drejtimin e tij, Tirana do të rilindë. Bashkë me ju do jap gjithçka për besimin që investoi tek une PS & Aleanca jonë. Mezi pres të bëjmë një fushatë qytetare e pozitive e më pas t'i përvishemi punës non-stop për të kapur kohen e humbur të Tiranës tonë. Tiranën do ta rilindim në kohë rekord, bashkinë do ta rikthejmë në pune 24/7”, deklaroi në FB, Veliaj.

CV
Erion Veliaj ka lindur në Tiranë më 19 Dhjetor 1979. Ka përfunduar studimet Bachelor në Shkenca Politike në “Grand Valley State University” në Miçigan në SHBA. Studimet Master i ka mbaruar në Mbretërinë e Bashkuar, me fokus tek Integrimi Europian.

Shfaqja e parë e Erion Veliajt në skenën publike dhe politike në Shqipëri ishte në vitin 2003 kur ai themeloi lëvizjen “MJAFT”, një organizatë që do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët për organizimin e protestave të veçanta dhe kreative kundër qeverisë Nano në atë kohë, duke ngritur disa kauza sociale dhe duke tërhequr vëmendjen e rinisë dhe shtresave të tjera të shoqërisë. Në vitin 2008 vendos që t’i kushtohet politikës.

Erion Veliaj dhe lëvizja “Mjaft” krijojnë partinë “G99”, e cila në zgjedhjet parlamentare të 2009, mori rreth 13 mijë vota në të gjithë vendin. Në vitin 2011, Erion Veliaj iu bashkua kryesisë së Partisë Socialiste së Shqipërisë si Sekretar për Rininë dhe Emigracionin, duke u kthyer në një nga figurat publike të socialistëve në shumë prej debateve para dhe gjatë fushatës zgjedhore të 2013.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 ai u zgjodh deputet i qarkut Gjirokastër, mandat të cilin do ta linte pasi u zgjodh Ministër i Rinisë dhe Mirëqënies Sociale, post të cilin e mban aktualisht. Në këtë detyrë mori disa nisma të rëndësishme, siç është ajo e hapjes se dosjeve dhe reforma e pensioneve. 

Ajola Xoxa: Krenare për ty, je njeriu më punëtor që do e bëj Tiranën të shkëlqejë
Bashkëshortja e kandidatët zyrtar të PS për Tiranën, Erion Veliaj, Ajola Xoxa, ka treguar mbështetjen e saj për të, menjëherë pas zyrtarizimit të tij në garën për kryeqytetin.  “Njeriu më punëtor që njoh, e që do ta bëjë Tiranën të shkëlqejë duke i përkushtuar asaj të gjithë energjinë (e pashtershme) që ka. Si kurdoherë tjetër, sërish, jam aq krenare për ty! #teamEV”, ka shkruar Xoxa në profilin e saj në “facebook”.

Listës së urimeve i është shtuar edhe ministrja Mimi Kodheli. Mikut tim të dashur dhe kolegut të mirë Veliaj i uroj një fushatë të suksesshme dhe fitore të thellë, për të mirën e Tiranës dhe banorëve të saj, për një kryeqytet që duhet të kthehet tek shërbimet që kishin humbur dhe tek ndriçimi i dikurshëm”, tha Kodheli.

Karriera
-Veliaj u shfaq në skenën politike shqiptare në vitin 2003, teksa me lëvizjen “Mjaft”, unifikoi një grup të rinjsh për të protestuar ndaj qeverisjes së majtë të drejtuar nga Fatos Nano. Këtë lëvizje Veliaj e drejtoi deri në vitin 2007.

-Erion Veliaj vendos ti futet politikës në vitin 2008 kur së bashku me drejtuesit e lëvizjes “Mjaft”, krijojnë partinë “G99”, e cila arriti të mblidhte rreth 13 mijë vota në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2011.

-Nga viti 2011 Veliaj u bë pjesë e Partisë Socialiste, ku si sekretar i Rinisë dhe Emigracionit arrit të shpallej fitues si deputet në zgjedhjet e 2013 në Gjirokastër, dhe më pas u bë ministër në qeverinë Rama

Veliaj jashtë politikës, Nga puna si kamarier e recepsionist deri te shkollimi në SHBA
Kandiati i PS për Tirnanë, Erion Veliaj për të mbërritur deri në postin e ministrit i është dashur të përballet me një jetë shumë të vështirë. Në moshëm 10 vjeçare, Veliaj ka humbur babin e tij, humbje për të cilën siç ka treguar në rrëfimet e tij e ka bërë më të fortë por edhe e ka detyruar të bëjë punë të çfarëdoshme për të siguruar të ardhurat. Një një nga rrëfimet e tij, jahtë politikës Veliaj ka rrëfyer se për shkak të gjendjes së tij të vështirë ekonomike në familje i është dashur të punoj gjatë 4 viteve të gjimnazit punë të ndryshme si përkthyes, kamarier, asistent zyre, recepsionist.

Veliaj ka mbaruar universitetin në Grand Valley State University në Michigan, SHBA dhe Master në University of Sussex, Angli. Edhe atje i është dashur të punojë për të mbuluar shpenzimet. I angazhuar në një organizatë në Michigan (International Aid Inc.)e cila po rekrutonte staf për të menaxhuar kampet e saj të refugjateve. Erdhi në Peshkopi për të bërë punën e menaxhimit të emigrantëve të Kosovës.

Në qershor 1999 me refugjatët u rikthyen për të hapur zyrën në Prishtinë. Nga përvoja në Kosovë, shumë grupe e kërkuan të bashkëpunojë në menaxhimin e krizave të ndryshme duke u angazhuar në Amerikën Latine, El Salvador, Republikë Domenikane, Peru, Argjentinë, Uruguai dhe më pas në Afrikë.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 17 Prill 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)



 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Lewangolski' tripletë në moshën 36-vjeçare, Barcelona mposht Alaves dhe shkëputet nga Real Madrid

VIDEO/ 'Lewangolski' tripletë në moshën 36-vjeçare, Barcelona mposht Alaves dhe shkëputet nga Real Madrid