Rama: Paaftësia e politikës po
e lë Shqipërinë jashtë Evropës
Është thjesht dhe vetëm paaftësi e politikës fakti që Shqipëria në zemër të Evropës, është ende jashtë portave të saj. Kjo u deklarua sot nga kreu i PS, Edi Rama, i cili në pozicionin e kryekuratorit të ekspozitës “Kontakte Euro-Shqiptare” ka çelur këtë ekspozitë në qytetin bregdetar të Durrësit pas suksesit që ajo pati në Bruksel.
DURRES - Është thjesht dhe vetëm paaftësi e politikës fakti që Shqipëria në zemër të Evropës, është ende jashtë portave të saj. Kjo u deklarua sot nga kreu i PS, Edi Rama, i cili në pozicionin e kryekuratorit të ekspozitës “Kontakte Euro-Shqiptare” ka çelur këtë ekspozitë në qytetin bregdetar të Durrësit pas suksesit që ajo pati në Bruksel.
Rama theksoi se kjo ekspozitë u çel në Durrës për shkak të interesit të treguar nga bashkia e këtij qyteti, duke iu referuar Tiranës dhe faktit që nga bashkia e kryeqytetit nuk ka një interes të tillë Rama tha se do të gjenden të tjera mënyra për t’ia paraqitur edhe kryeqytetasve këtë ekspozitë, që e cilësoi të rrallë.
“Ne sigurisht e dimë historinë tonë më shumë se si e dinë të tjerët, por megjithatë përballja jo me tekste, por me pamjet e kontinentit ku jetojmë qysh prej shumë e shumë shekujsh më parë dhe me emrin e vendit tonë aty në mes të kontinentit, na bën që të ndjehemi ende më në vështirësi që sot vazhdojmë të jemi prapa portave të Evropës së bashkuar. Ky ishte një moment që qartësisht krijoi një perspektivë reflektimi për shumëkënd ndër ata që historinë e Evropës e njohin përciptas edhe pse mund të jenë parlamentarë evropianë dhe për më tepër pastaj vetë Shqipërinë jam mësuar ta dëgjoj përgjithësisht jo mes lajmeve të mira”, tha Rama.
Në këtë ekspozitë me trojet arbërore të vizatuara në harkun e 17 shekujve, entiteti shqiptar del i reflektuar në të gjitha periudhat historike. Pjesa e dytë përmban rreth 50 botime për Shqipërinë, të shekujve XIX dhe fillimi i shek. XX.
(jd/Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
36.8%
-
Jo
53.9%
-
Nuk e di
9.3%
Vota total: 3564
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Goditja e grupit të Suel Çelës, avokati në ‘Repolitix’: SkyEcc ka hapur një ‘kuti’ që s’e dimë kur do mbarojë
26 Nëntor, 22:15
-
Dosja e Suel Çelës, Meçe në ‘Repolitix’: Lidhjet me Artan Hoxhën, manipuloi hapësirën mediatike në shërbim të grupit kriminal! Mori zarfin në dorë
26 Nëntor, 22:10
-
Biden: Po pranimit nga ana e Izraelit të marrëveshjes për një armëpushim në Liban
26 Nëntor, 22:02
-
Protesta e PD, rritet numri, 44 protestues të shoqëruar në polici
26 Nëntor, 21:46
-
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, kam rrënjë arbëreshe (VIDEO)
26 Nëntor, 21:38
-
Pak orë pasi Netanyahu pranoi armëpushimin, Izraeli sulmohet me 3 raketa të lëshuara nga Libani
26 Nëntor, 21:37
-
Mero Baze: 700 cuba që duan t’u imponohen 700 mijë qytetarëve
26 Nëntor, 21:21
-
Hezbollah: Ende duhet të shqyrtojmë marrëveshjen e armëpushimit para se qeveria e Libanit ta nënshkruajë
26 Nëntor, 21:16
-
Suel Çela ndikoi tek Ilir Meta për të rikthyer Pajtime Fetahun në gjyqësor
26 Nëntor, 21:16
-
DOSJA/ 446 kilogramë kokainë nga Amerika Latine në Holandë u kapën, bisedat e Suel Çelës dhe biznesmeni Shega: Na vodhën, të vrasim, duhet shembull
26 Nëntor, 20:55
-
CNN: Zyrtarizohet Po-ja e Izraelit për armëpushimin në Liban, e miraton kabineti i sigurisë, 60 ditë ndërprerje e luftës
26 Nëntor, 20:48
-
Flini me gojë hapur? Pesë arsyet pse ndodh
26 Nëntor, 20:45