Akuzave të kryetarit të grupit parlamentar Edi Paloka për lidhjet me Emiljani Shullazin, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kështu:

"T'i ke luajtur poker me Shullazin te Milosao. Unë di që ti i lë lekët nëpër skedina", i është drejtuar Rama Palokës.

Më tej Rama i tha Palokës se për momentin është i dënuar për shpifës për çështjen e Shullazit.

"Ato lekët e gjyqit një më një do t'i japësh se do ia fal shkollës së gazetarisë. Sa për dijeni mos u nxito, do presim Gjykatën Kushtetuese, por për momentin je i dënuar si shpifës për çështjen  e Shullazit," u shpreh Rama.