"Katolicizëm dhe Kulturë" ishte ekspozita e cila u çel në sonte ne sallën "American Corner"  të Biblotekës Kombëtare  ne Tiranë, në praninë e kryeministrit të vendit,  Edi Rama.

Në fjalën e përurimit të ekspozitës, ku u prezantuan rreth 177 libra të fondit të Arkivës se Bibliotekës Kombëtare, nga autore si   At Zef Pllumbi, Ndre  Mjeda, Arshi Pipa, Martin Camaj, etj,  kreu i qeverise tha se, "ky është vëndi i duhur për t'ju dhënë lajmin se i kemi kërkuar Papës një fotokopje të Meshari-t të Gjon Buzukut që ndodhet në Vatikan".

"Kemi marrë konfirmimin se Papa do të vijë bashkë me këtë kopje dixhitale të Meshari-t", i cila do t'i shtohet thesarit të Bibliotekës Kombëtare",u  shpreh Rama në çeljen e ekspozitës, një ndër aktivitetet që i paraprin vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri më 21 të shtatorit.

Duke falënderuar të pranishmit që ndodheshin në ekspozitë, dhe duke uruar që sa më shumë qytetarë të vizitojnë këtë ekspozitë, në fjalën e tij , Rama tha se , "jemi një vend evropian ku jetojnë së bashku dhe në harmoni me komunitetet fetare si ato myslimanë e të krishterë, një vënd evropian ku besojmë së bashku në vlerat evropiane, aty ku tashmë edhe bëjmë pjesë"

"Uroj që kjo ekspozitë dhe kjo dhuratë e Papës, të jetë ogur i mirë në historinë e Bibliotekës Kombëtare", tha shefi i qeverisë. ATSH