Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar të tjera largime, ku këtë radhë do të preken Prefektët në të gjithë vendin. Nga Vlora, ku po zhvillon një takim me drejtuesit e pushtetit vendor, kryeministri deklaroi se do të ketë një skuadër të re Prefektësh, që do të mbulojnë territorin e tyre në bashkëveprim me Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e Mbrojtjes.

Më tej, ai shtoi se shumë shpejt do të bëjë publik emrat e Prefektëve të rinj, që sipas tij, do jenë një hallkë e qartë ndërveprimi.

“Do kemi një skuadër të re Prefektësh që do mbulojnë territorin e tyre në bashkëveprim me Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e Mbrojtjes. Një skuadër që të punojë fort se i kemi parë Prefektët në TV vetëm kur ka pasur përmbytje. Shumë shpejt do bëj publik emrat e prefektëve dhe pastaj do kemi një hallkë më të qartë ndërveprimi”, tha Rama.

Redaksia Online
DÇ./Shqiptarja.com