Rama paralajmëron 'parazitët':
Ruhuni,jeni të vdekur e mbaruar!

Rama paralajmëron 'parazitët':<br />Ruhuni,jeni të vdekur e mbaruar!<br>
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar të gjithë punonjësit e korruptuar të administratës dhe ata që torturojnë qytetarët, duke mos iu shërbyer. Rama iu kërkoi këtyre punonjësve, duke i quajtur ata parazitë dhe grabitqarë, të ruhen nga qytetarët e pafuqishëm, pasi nga një denoncim i tyre mund të jenë të ‘vdekur’ dhe nuk mund të rikthehen më kurrë në karrigen e pushtetit.

“Ruhuni dhe nga qytetarët e pafuqishëm. Je i vdekur, je i mbaruar, nuk të mban më në karrige asgjë, nuk ka kushëri që të mban më aty. Kemi 35 punonjës hipotekash në derën e Prokurorisë, që i ka dërguar ai numër qytetarësh që ka reaguar, që nuk ka pranuar më të zvarriten”, deklaroi kryeministri.

Më tej, kryeministri Rama e ka cilësuar Reformën në Drejtësi dhe Vetting-un si ilaçin e duhur për t’i dhënë fund korrupsionit në nivel të lartë. Në konferencën ‘Reformimi i Shërbimeve Administrative’, kreu i qeverisë paralajmëroi të gjithë punonjësit e korruptuar se do të përballen me një betejë të ashpër dhëmbë për dhëmbë me qeverinë.

“Reforma në Drejtësi dhe Vettingu janë ilaçi i duhur për korrupsionin e lartë, edhe Vettingu. Kemi dhe korrupsionin e gjithëpërhapur, që është tipik për vendet në zhvillim dhe që nuk e gjen në vendet e zhvilluara, ku korrupsioni i lartë është prezent kudo. Ne do vazhdojmë procesin, kemi realizuar disa gjëra të rëndësishme, mes tyre realizimi i një ëndrre të pa imagjinueshme të të gjithë importuesve për të hequr figurën e doganierit nga familja e tyre, por duke pasur doganierin si një hije në çdo hap. Sot të importosh në Shqipëri, deri në pranverë dhe të eksportosh, do të jetë një proces pa doganierin në mes. Mjafton një kompjuter dh për 20 min zhdoganon mallin.

Arsyeja themelore ka qenë sjellja e administratës në raport me qytetarin, me sipërmarrësin. Për një muaj e konstatuam këtë qartësisht. Ky problem ishte i kudondodhur, dhuna, presioni, tortura e parazitëve dhe grabitqarëve të shtetit ndaj qytetarit. Kjo për ne është një betejë për jetë a vdekje, dhëmbë për dhëmbë me armikun”, tha Rama. 

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore