Rama paralajmëron: Burg kush
kapet me korrupsion 

Rama paralajmëron: Burg kush<br />kapet me korrupsion 
Arrestimi i tre specialistëve të Drejtorisë së hetimit Tatimorë Tiranë për “Korrupsion pasiv”, dhe “Shpërdorim detyre”, ka shërbyer si shkak që komentuesit ti kërkojnë Kryeministrit  që të shohë për të korruptuar edhe mes ministrave apo kryebashkiakëve socilistë.

Në videon e arrestimit të tre tatimorëve të publikuar në facebook nga Rama, një komentues shkruan:  “Zëre nga ata që ke në krah, nga ministrat e tu, kryebashkiakët e tu. Jo nga këta piskurriqët”. 

Në replikën e tij, Rama bën të qartë se do futet në burg kushdo që kapet në një aferë korruptive.
 
Replikat në facebook:


Era Alushi Konomi : Një pyetje kisha unë: Këta horra, këta kriminelë, këta maskarej gjakpirës kush I futi në punë?

Edi Rama: Pyetja jote është shumë interesante Era po s’ka asnjë lidhje me faktin që këta dolën nga puna dhe u nisën për aty ku e kanë vendin!
 
Tori Dana: Zëre nga ata që ke në krah nga ministrat e tu kryebashkiaket e tu. Jo nga këta piskuriqët

Edi Rama: Po pse apo se kështu ke qejf zotrote! Këta u kapën këta u zunë, kush kapet me atë e zëmë
 
Christian Dupont: Zoti kryeminister. Në çdo hallkë të administratës, në çdo pozicion pune që qarkullojnë vlera monetare ke të tillë njerëz. Punonjës të tatim taksave që me 1 vit ‘pune’ kanë ven pasuri sa për gjithë jetën.

Edi Rama: Duhen pastruar me fshesën e bashkëqeverisjes me popullin! Sikur të gjithë të bënin atë bëri zonja që i çoi në pranga këta të paudhë, do zhdukeshin brenda 24 orësh!

rama fb

Replikat e Ramës me komentuesit në facebook

Redaksia Online
j.Sh Shqiptarja.com


 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë