Rama paralajmëron shkurtime
në administratë: Është e tejfryrë

Rama paralajmëron shkurtime<br />në administratë: Është e tejfryrë
Gjatë fjalët së tij në Kuvend, kryeministri Edi Rama u shpreh se do të ketë ristrukturim të të gjitha institucioneve duke paralajmeruar edhe shkurtime në administratën publike. Rama shtoi se do të ndërtohen të gjitha mekanizmat në shërbim të qytetarëve, ndërsa administratën e cilësoi të tejfryrë me drejtorë e sekretarë të cilët rrisin koston në buxhetin e shtetit. 

"Nuk pranojmë institucione që thonë kemi database po nuk kemi kompjutera, ose kanë kompjutera por kanë rezutate të lojës solitare. Këto janë qoska që i nxijnë jetën qytetarëve, duam të ndërtojmë mekanizma shtetërorë që janë në funksion të shtetit. Sistemi që na duhet për këtë vend duhet të jetë i vogël, solid dhe fleksibël që shteti të jetë më pranë qytetarit. Një sistem produktiv, jo i orientuar nga selitë e partive. Na duhet një sistem i konceptuar. Procesi strukturimit përfshin të gjitha institucionet kryeminstrinë, ministritë, zyrat e pushtetit qendror në të gjithë vendin.

Ne do bëjmë riorganizim të institicioneve të varësisë. Do shmangen funksionet e përsëritura në këtë shtet. Do lehtësohen ministritë nga inspektimet, licensimet dhe prokurimet.Janë krijuar sisteme që nuk komunikojnë me njëra-tjetrën. Ky vend ka shumë për të bërë dhe askush nuk duhet të ketë frikë se do të ngelet pa punë, lufta do jetë frontale me grabitqarët, por do margjinalizohen masivisht"
- u shpreh Rama. 

Kreu i qeverisë solli në vëmendje se Shqipëria ka numrin më të madh të drejtorëve e sekretarëve. “Ne duam të reformojmë dhe këtë do të bëjmë tani që na është dhënë mundësia. Ne nuk mund të pranojmë që një vend kaq i vogël mban në kurriz mbi 500 turli institucione varësi nga statuse nga të ndryshmet, të varuara, gjysmë të varuar edhe të shpërndara si kërpushat pas çdo shiu zgjedhjesh në të gjithë Shqipërinë në formë degësh, folesh pafund, nuk mund të pranojmë që mbi 100 institucione kanë më pak se 10 vetë në strukturë ku janë rojet, pastrueset drejtori dhe sekretarja. Kemi numrin më të vogël të nënpunësve por kemi numrin më të madh në drejtorëve të sekretarëve, të shoferëve, nuk mund të pranojmë institucione me lloj-lloj emërtimesh zyra kombëtare, agjensi kombëtare. Ne nuk mund të pranojmë që në administratat  në Europë e edhe në Kosovë raporti i nëpunësve që paguhen për të realizuar misionin është 3 me 1, ndërsa ne e kemi 1 me 1, se janë të partisë e të tepsive ç’rëndësi ka", tha Rama duke e cilësuar si sukses të qeverisë për reduktimin e përdorimit të certifikatave. "Kjo është e papranueshme. Nuk pranojmë që në Shqipëri kërkohen 4.5 milionë certifikata më shumë se i gjithë populli shqiptar, vetëm që të mos lëvizin nga karriget ata që paguhen për të printuar një mal me letra. Nuk pranojmë që shteti t'i kërkojë letër qytetarit, letër që e jep vetë shteti duke e sorollatur. Nuk pranojmë të kemi një dyzinë policë inspektorë që me vite janë shtuar dhe transformuar që iu shfaqen ne derë kompanive vetëm se partive u duhen rroga për njerëzit e tyre.Jemi vendi Unikal ku ka edhe inspektor mjedis, uji dhe inspektor peshku", tha Rama.

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Shmangia e vaktit të mëngjesit, ja pse është e rëndësishme ta konsumoni  

Shmangia e vaktit të mëngjesit, ja pse është e rëndësishme ta konsumoni