Rama:Pas marrëveshjes me
PDIU gati negociatat me FRD

Rama:Pas marrëveshjes me<br />PDIU gati negociatat me FRD
TIRANE - Pas marrëveshjes me Partinë për Drejtësi Integrim dhe Unitet të Shpëtim Idrizit, kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje Bamir Topit të Frymës së Re Demokratike që të bashkohet me të në koalicion.

Kryeministri Edi Rama ka dalë në një deklaratë për mediat ku ka folur rreth takimeve që ka patur me deputetët për të përcaktuar edhe emrat e kandidatëve për kryetar bashkie në vend.

Rama në fjalën e tij ka bërë një thirrje publike që në koalicionin e majtë të bashkohet edhe Fryma e Re Demokratike pasi tashmë në këtë koalicion ka ende vend për zëra dhe përvoja të tjera për të rritur spektrin e ideve e alternativave për vendin.

Referuar emrave të kandidatëve të mundshëm për bashkitë më të mëdha të vendit Rama tha se prej disa kohësh është kryer një proces i thellë anketimi për të bërë të parë se cilat janë pritshmëritë e qytetarëve.

E njëjta anketë sipas Ramës po ndërmerret edhe njëherë tjetër pasi koalicioni i majtë është fokusuar tek profilet e kandidatëve të mundshëm.  

Fjala e plotë e Edi Ramës pas takimit me deputetët

Në respekt të gjithë kohës që ju konsuamuat gjatë gjithë ditës sot, vendosa të qëndroj si jo zakonisht për t’ju thënë disa gjëra.

Së pari, ne kemi pasur një proces shumë frytdhënës, besoj, një përmbledhje të gjithë ndjeshmërie dhe opinioneve që çdo deputet ka sjellë nga të gjitha territoret e vendit. Kemi konsultuar shumë emra, propozime. Kemi dakordësuar për një pjesë të konsiderueshme të tyre. Kuptohet që vendimmarrja përfundimtare do ti takoj, siç e kam thënë më parë, konsultimit me partnerët tanë. Sepse e përsëris, bëhet fjalë për kandidatë që nuk i përkasin vetëm një force politike, por që i përkasin të gjithë këtij koalicioni.

Nga ana tjetër dua të shfrytëzoj rastin për të bërë dhe një apel që e konsideroj të arsyeshëm, që në këtë koalicion ka ende hapësirë, ka ende vend për të tjerë zëra dhe të tjera përvoja. Këtu kam parasysh edhe Frymën e Re Demokratike, që me shumë konsideratë do ta ftoja të konsideronte bashkimin në këtë rrugë, jo për të përputhur programet, por për të rritur spektrin e ideve dhe të alternativave për vendin.

Kemi kryer një reformë historike. Një reformë transformuese në mënyrë rrënjësore të mënyrës sesi është i organizuar shteti ynë në nivelin më të parë të qeverisjes, që është qeverisja vendore. Besoj se në këtë fazë nuk ka asnjë problem, përkundrazi, është vetëm vlerë e shtuar që edhe kjo forcë politike të bëhet pjesë e këtij koalicioni të madh qytetarësh.

Përsa i përket pyetjes tuaj, dua të nënvizoj se në ndërkohë, prej disa muajsh ne jemi futur në një proces të thellë anketimi të opinionit publik. Kemi anketuar në mënyrë intensive grupmoshat, kemi anketuar në mënyrë intensive shtresat e ndryshme sociale dhe padyshim edhe komunitetet, sidomos në bashkitë më të mëdha ku ka një kompleksitet më të madh dhe ku edhe zgjedhja është më komplekse. Ndërkohë që sot kemi rënë dakord për të bërë edhe disa anketime të tjera në disa pika ku kemi ende dilemë, sigurisht në këtë proces anketimi dhe marrjen në konsideratë të opinioneve të publikut, Tirana ka zënë edhe vendin kryesor. Kështu që besoj në pak ditë do të jemi në gjendje të harmonizojmë këndvështrimin tonë me këndvështrimin e opinionit publik të kryeqytetit.

 Po me zotin Dule keni komunikuar?

Kryeministri Edi Rama: Patjetër që kemi komunikuar. Do të takohemi, besoj, në këto dy tre ditë dhe do të shohim se ku gjendemi në këtë proces ku Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut është një aleat i ynë dhe pjesëmarrës në qeverisjen e vendit.

 A e kryesojnë sondazhin e Partisë Socialiste ministra të kabinetit Rama?

Ne jemi fokusuar shumë tek profili. Pra, në radhë të parë çka është më e rëndësishmja për ne është të identifikojmë profilin që qytetarët presin në këtë garë për Tiranën. Që për ne më shumë sesa një garë elektorale, është një garë për të ardhmen duke pasur parasysh që Tirana ka katër vjet që nuk qeveriset. Dhe duke pasur parasysh që më 21 qershor Tirana do të ndahet nga një kryetar bashkie që në historinë e kryeqytetit nuk do të mbahet mend për asgjë.

Mjafton t’ju kujtoj se ka qenë dikur një Qemal Tafaj, të cilin asnjëri nga ju po as unë nuk e kemi njohur, por jam i bindur që të gjithë ju e dini që si Kryetar Komiteti vuri ca drita në Tiranë. Për të vazhduar pastaj me kryebashkiakët e pas rënies së regjimit komunist, të cilët që nga i ndieri Sali Kelmendi që edhe ai për atë kohë bëri diçka dhe do të kujtohet për disa kioska dhe disa njësi shërbimi qoftesh e kështu me radhë, por diçka bëri. Tek një tjetër që hapi një fazë të re ndërtimesh të kuturushme të cilat më shumë e rënduan sesa e zhvilluan qytetin, por prapë diçka bëri. Pastaj tek pjesa tjetër ku unë isha kryetar bashkie, nuk jam duke e komentuar këtu sot. Ndërkohë që tek ky katër vjeçar nuk ka asgjë, qoftë edhe gabim. Asgjë! Thjeshtë, ju e dini atë shprehjen, “ashtu hyni ashtu doli, kastravec”.

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve