Rama pas takimit me kryeministrin e Bavarisë: Firmosëm disa marrëveshje! Protesta e opozitës? Kam në mendje revolucion digjital, jo atë që mendojnë ata

Kryeministri Edi Rama dhe kryeministri i Bavarisë,  Markus Söder kanë mbajtur një konferencë për mediat pas takimit të tyre ku bënë me dije se janë firmosur një sërë marrëveshjesh mes dy vendeve të cilat do të ndihmojnë në zbatimin e projekteve konkrete në fusha të tilla si: energjia, infrastruktura, turizmi, tregtia, bujqësia, mjedisi dhe shëndetësia.

Gjatë fjalës së tij kryeministri, Edi Rama tha se kishte diskutuar me kryeministrin bavarez për tre çështje kryesore konkretisht, për zhvillimin e sipërmarrjes, hapjen e një shtëpie kulture bavareze dhe mbështetja e të rinjve shqiptarë dhe bavarezë në programe të ndryshme studimi. Ai tha se ishte folur edhe për bursa që mund të ofrohen për studentët shqiptarë të cilët në të ardhmen do të duan të studiojnë në Bavari.

“Në takim folëm për tre gjëra kryesore. Kryeministri ka ardhur këtu së bashku me jo vetëm pjesën e qeverisë por edhe përfaqësues të sipërmarrjes të ekonomisë Bavarisë dhe me dëshirën dhe vendimin për të hapur një zyrë të Bavarisë për të zhvuilluar sipërmarrjen në Tiranë. Një zyrë për thirthjen e sa më shumë investimeve nga Bavaria por edhe njohjes më të afërt të sipërmarrjes dhe përfitueshmërisë E dyta folëm me kryeministrin për të hapur një shtëpi të kulturës së Bavarisë në Tiranë.

Së treti folëm për të mbështetur më shumë të rinjtë, që duan të shkojnë në Bavari dhe ata që duan të rikthehen në Shqipëri dhe që duan të marrin më të mirën nga universitetet e Bavarisë për t’u kthyer dhe punuar në Shqipëri. Kryeministri ka më shumë për të thënë dhe është njeriu i duhur që të ndajë me ju atë që ndau edhe me mua. Kryeministri e ka cilësuar Bavarinë si portën e Ballkanit Perëndimor në Republikën Federale të Gjermanisë”-tha Rama mes të tjerash.

Po ashtu, kryeministri bavarez, Markus Söder tha se Bavaria do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë drejt integrimit në Bashkimin Europian dhe njëkohësisht dha lajmin se në Tiranë do të hapet një zyrë kontakti me qëllim rritjen e bashkëpunimit me personat të cilët duan të shkojnë të punojnë në Gjermani.

“Ne ndajmë ndjenjat e vlerësimit dhe kemi shpresë se çfarë do të bëni se do të mbetemi të lidhur me njëri tjetrin, me marrëveshjet e sotme, do të vendosim në aplikim disa marrëveshje për drejtësinë, ekonomisë, teknologjinë, bujqësinë, bëhet fjalë për bashkëveprimin mes Parqeve tona kombëtare dhe një pikë tjetër është tema që ka të bëjë me arsimin, do të ngremë një shtëpi bavareze me kulturë bavareze, oferta e sotme mund të ishte fillimi për shumë ide të tjera. Do të hapim një zyrë kontakti këtu që do të rrisë bashkëpunimin, për ata që duan të vijnë në BE është që njerëzit nga Shqipëria të vijnë dhe të punojnë te ne, do keni mbështetjen tonë në rrugën drejt Europës”, tha Söder.

Ndërkohë i pyetur për protestën e opozitës të mbajtur në 11 shkurt dhe thirrjet e Berishës për revolucion, kryeministri Edi Rama tha se kishte në mendje revolucionin digjital dhe jo atë që mendonte opozita. Ai nuk pranoi që të jepte komente të tjera mbi këtë temë duke thënë se nuk duhej të flisnin për çështje të brendshme në prani të drejtuesve të shteteve të huaja.

Vizita e kryeministrit bavarez, është e veçantë sepse zhvillohet pothuajse 40 vite pas vizitës së parë zyrtare të kryeministrit kryeministrit bavarez Franz Josef Strauss (ati i Bavarisë moderne), i cili i hapi rrugën vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:59
Rama nderon kryeministrin bavarez me Yllin e Heroit Kombëtar! Dhuratat e veçanta që shkëmbyen (VIDEO)

Kryeministri, Edi Rama ka publikuar një video nga vizita zyrtare e kryeministrit bavarez, Markus Söde me të cilin ka shkëmbyer edhe disa dhurata. Në nderim të vizitës së tij, Rama i dorëzoi kryeministrit bavarez Yllin e Heroit Kombëtar.

Në këmbim kryeministri bavarez i dorëzoi Ramës si dhuratë një statujë të Franz Josef Strauss (themeluesit të Bavarisë moderne) që siç u shpreh ai është një prodhim i kufizuar nga një artist shumë i veçantë.

Ndërsa, Rama i dhuroi një pikturë të realizuar nga vetë ai dhe një libër ku flitej për Shqipërinë gjatë viteve të fundit të komunizmit dhe pas rrëzimit të regjimit.

 

Ora 19:42
Kryeministri i Bavarisë në Tiranë! Vizitën e nisi me një takim me Veliajn në sheshin ‘Strauss’

Kryeministri i Bavarisë, Markus Söder, e nisi vizitën e tij në Shqipëri me një takim me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Krebashkiaku dhe Kryeministri Söder ishin në sheshin “Strauss”, i cili ka marrë emrin e atit të Bavarisë moderne, Franz Josef Strauss.

Veliaj vlerësoi kreun e qeverisë bavareze, sidomos për marrëveshjen për sigurimet shoqërore, që po ndihmon qytetarët shqiptarë që jetojnë atje të përfitojnë vitet e plota të pensioneve, marrëveshje që ka nisur prej kohës kur Veliaj drejtonte Ministrinë e çështjeve Sociale.

“Dua të falënderoj Shkëlqesinë e Tij, sepse u bënë disa vite që kur jemi takuar, dhe herën e fundit ai nënshkroi Marrëveshjen e Sigurisë Sociale, përmes së cilës, kryesisht për shqiptarët në Gjermani, por gjithashtu edhe për gjermanët këtu, të mund t’u njihen kontributet e kombinuara të pensioneve të tyre. Në atë kohë ai premtoi se do të vizitonte Tiranën, çka qartësisht nuk ishte një premtim politik, por një premtim i çiltër, të cilin e mbajti sot. Ndaj, jam i lumtur që ai ndodhet këtu”, u shpreh Veliaj.

Nga ana e tij, Kryeministri Söder theksoi se Bavaria e mbështet integrimin e Shqipërisë në BE dhe tha se mes dy vendeve do rriten shkëmbimet ekonomike.

“Ne besojmë fuqishëm se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është shumë i rëndësishëm. Gjithnjë e më shumë duam të kultivojmë shkëmbime ekonomike, si në aspektin e investimeve, ashtu edhe të njerëzve që duan të punojnë me ne. Ekonomia jonë ka interes për investime, por edhe interes për trajnimin e punëtorëve të kualifikuar, që më pas mund të përdoren nga të dyja palët në Shqipëri dhe në Bavari, në mënyrë që të krijohet një lidhje krejt e re,” u shpreh ai.

Söder ka nisur një tur në të gjithë Ballkanin ku ndalesa e parë ishte Rumania për të vijuar pasditen e sotme me Tiranën zyrtare.

Ora 17:22
Rama për protestën e opozitës: Unë kam në mendje revolucionin digjital, jo atë për të cilin bëjnë thirrje ata

 

I pyetur për protestën e opozitës të mbajtur në 11 shkurt dhe thirrjet e opozitës për revolucion, kryeëministri Edi Rama tha se nuk dëshironte të fliste për këtë çështje ndërsa ishte në konferencë për shtyp me kryeministrin e Bavarisë.

Ai tha se i vetmi revolucion që kishte në mendje ishte ai i ofrimit të shërbimeve në mënyrë digjitale.

“Ka shumë gjëra që nuk mjafton të duam t’i bëjmë si Gjermania por na duhet shumë kohë të arrijmë t’i bëjmë, por ka edhe gjëra të tjera që mjafton t’i duam dhe mund t’i bëjmë. Një nga gjërat më të bukura që mund të bëjnë gjermanët është se kur flasin në prani të të huajve nuk merren me njëri-tjetrin, Këto janë çështje të brendshme, kryeministri ka ardhur këtu për çështje të tjera. Gjërat për të cilën ne flasim janë gjëra të interesit të përbashkët, kjo që u pyet nuk i takon kësaj konference. Në prani tyë miqve të huaj, unë nuk flas kurrë probleme të brendshme që ne i trajtojmë shqip mes njërit tjetrit. Se ç’farë duhet të thotë pastaj kryeministri se erdhi këtu dhe ne po ziheshim me njëri tjetrin. Ne folëm për revolucionin digjital, opozita ka një tjetër revolucion në mendje”- tha kryeministri, Rama.

Ora 17:17
Rama për marrëveshjet me Bavarinë: Nuk janë si ato që firmosin partitë këtu! Folëm edhe për bursa për studentët shqiptarë në universitetet bavareze

 

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës të mbajtur me kryeministrin e Bavarisë, tha se në takim u fol edhe për bursat që Bavaria mund të ofrojë për studentët shqiptarë të cilët duan të studiojnë në universitetet bavareze. Ai tha se Shqipëria do të përqendrohet në firmosjen e marrëveshjeve për lidhjen me universitetet mes dy vendeve

“Unë e di se keni parë shumë marrëveshje lart e poshtë, po tjetër të firmosësh me Bavarinë dhe tjetër të firmosëssh me partitë në Shqipëri që të mos marrin të tjerë nëpër gojë. Ne kemi folur me kryeministrin bavarez për atë që është prioritet dhe pas përpjekjeve të bëra është arritur që vendet e Ballkanit Perëndimor të hyjnë në aleancën e universiteteve të BE. Ne do kërkojmë sa më shumë lidhje me universitetet dhe me programet që ato kanë,. Kemi folur edhe për bursa për studentët shqiptarë në Bavari dhe kështu me rradhë duke u rikthyer tek ajo që në dukje është diçka e vogël por është një kthesë shumë e rëndësishme, zyra e zhvillimit të sipërmarrjes Bavareze këtu në Shqipëri. Ka ardhur edhe përfaqësuesi i Bavarisë për të ofruar mundësi të investimit të sipërmarrjeve nga Bavaria dhe nga ana jonë ne do të lehtësojmë procedurat për firmosjen e marrëveshjeve të tilla”-tha Rama.

Ora 17:09
Kryeministri i Bavarisë: Do hapim një zyrë kontakti në Tiranë për këdo që do të vijë të punojë te ne! Firmosëm disa marrëveshje

 

Kryeministri i Shtetit të Lirë të Bavarisë, Markus Söder është shprehur se do të mbështesin Shqipërinë në rrugën e BE-së, e ndërsa tha se do të punojnë së bashku në disa drejtime. Ai tha se do të hapet një zyrë kontakti me qëllim që të rritet bashkëpunimi për ata që duan të vijnë për punë në Gjermani.

“Premtova të vij këtu sepse kemi të bëjmë me një lidhje historike mes 2 vendeve tona, kur Europa më e fortë me Ballkanin Perëndimor. Të bëjmë të mundur që Shqipëria që ka zhvilluar procese të rëndësishme të reformave të përshpejtojë ecurinë në BE. Ne ndajmë ndjenjat e vlerësimit dhe kemi shpresë se çfarë do të bëni se do të mbetemi të lidhur me njëri tjetrin, me marrëveshjet e sotme, do të vendosim në aplikim disa marrëveshje për drejtësinë, ekonomisë, teknologjinë, bujqësinë, bëhet fjalë për bashkëveprimin mes Parqeve tona kombëtare dhe një pikë tjetër është tema që ka të bëjë me arsimin, do të ngremë një shtëpi bavareze me kulturë bavareze, oferta e sotme mund të ishte fillimi për shumë ide të tjera. Do të hapim një zyrë kontakti këtu që do të rrisë bashkëpunimin, për ata që duan të vijnë në BE është që njerëzit nga Shqipëria të vijnë dhe të punojnë te ne, do keni mbështetjen tonë në rrugën drejt Europës”, tha Söder.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eri: 13/02/2023 17:54

    Sa shume revolucione jeni duke i sjell ketij vendi.Keshtu vazhdoni me punen qe po beni.

    Përgjigju
  • Soni: 13/02/2023 17:46

    Ne te miren tone ju keni hedhur hapa te rendesishem me shtetet e huaja

    Përgjigju
  • Kevi: 13/02/2023 17:46

    Paçim sa me shume marreveshje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Policia përgënjeshtron Berishën: Gjekmarkaj s’u dhunua, u ndje keq dhe iku! Keqardhje për Nokën, goditi efektivët! Janë evidentuar shkelësit, do procedohen

Policia përgënjeshtron Berishën: Gjekmarkaj s’u dhunua, u ndje keq dhe iku! Keqardhje për Nokën, goditi efektivët! Janë evidentuar shkelësit, do procedohen