Rama: PD dha 'OK' për Byronë
Berisha: Më mirë ia jap Shullazit
Tahiri:Me e-maile dakord

Rama: PD dha 'OK' për Byronë<br />Berisha: Më mirë ia jap Shullazit<br />Tahiri:Me e-maile dakord
TIRANË - Kryeministri Edi Rama i quajti farsë qëndrimet kundër që opozita shfaqi pas miratimit nga qeveria të projektligjit për Byronë Kombëtare të Hetimit, duke theksuar se drafti i kaluar nga Këshilli i Ministrave është 100 % i dakordësuar me Partinë Demokratike.

....
Seanca e kësaj të enjteje në Kuvendin e Shqipërisë ishte një "duel" replikash mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të mazhorancës Edi Rama të cilët pushtuan foltoren dhe për orë të tëra nuk i lanë radhë fjale deputetëve të tjerë.
 
Në fjalën e kryeministrit mbizotëroi fjala "gënjeshtar profesionist", etiketim të cilin Rama ja vuri paraardhësit të tij duke ju referuar kundërshtisë që demokratët i bënë projektligjit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, draft të cilin në seancën e shkuar e kishin kërkuar të kalonte me ngulm në për votim në Kuvend. Në daljet e shpeshta në foltore, kryeministri i kërkoi Berishës të çohet e të shpjegojë pse opozita ndryshoi qëndrim, kur sipas tij PD-ja ka dhënë dakordësinë 100 % për këtë projektligj. Rama tha se drafti është hartuar me ndërmjetësimin ndërkombëtar, të mbështetur edhe në vërejtjet e Komisionit të Venecias pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi draftin e parë të hartuar nga qeveria.
 
Por ish-kryeministri Berisha në replikat e tij të gjata me kryeministrin, ju shamng përgjigjes për Byronë duke folur për një "kod heshtje",  - marrëveshje të dakordësuar për të mos folus, të cilën - siç u shpreh ai - duhet ta kishte ndjekur edhe Rama, duke heshtur.  Fakt që u rrëzua nga kreu i qeverisë i cili theksoi se nuk ka asnjë marrëveshje të tillë.
 
I vetmi moment që Berisha zgjodhi të flasë për Byronë gjatë daljeve të shpeshta në foltore, ishte kur tha se demokratët nuk mund të pranojnë që atributet hetimore t'i jepen policisë e jo Prokurorisë. 

TE GJITHA debatet te zbardhura nga redaksia online e Shqiptarja.com

Rama - Berishes: Të takonte të korrigjoje vetveten dhe të mos merrje një gjobë të madhe për gënjeshtrat, siç propozove herën e kaluar, sot do ishe i gjobitur keq, se një javë më parë s'ke lënë gjë pa thënë duke kërkuar të vinte në parlament drafti i dakordësuar i Byrosë. Dhe nuk është faji jonë që e ke bërë partinë si kopsht me drekë dhe e çon kryetarin të takojë ndërkombëtarët si takim me prindër, e kur e lë vetëm s'di ca të thotë i shkreti. Çfare keni thënë javën e kaluar e keni ngrënë këtë javë, tani po thoni ekzaktësisht atë që kemi ne. (Teshtin Berisha) Rama: Shëndet shëndet. Është koha t'i jepni fund kësaj farse që e orkestruar vet dhe ju nxori kaq gënjeshtar dhe kaq të çliruar. Mos e lër më vetëm se të trupërojë dhe ty, të mjafton turpi që ti i krijon vetes jo më të mbash dhe turpin e tij. Kështu që mirë do të ishte një qëndrim serioz, për t’i dhënë fund kësaj farse të madhe që e orkestruat vetë dhe që në fund ju nxori kaq gënjeshtar dhe kaq të çliruar vidash, ta mbanit. 

(Berisha cohet dhe shmang pergjigjen per Byrone)

Rama: Dy herë ju shmange detyrimit të flasësh për byronë dhe mashtrimin e madh publik që bashkë me administratorin e kopshtit pa drekë keni bërë duke i rënë komplet ndesh të vërtetës. Dy herë u çove, mirë është të çohesh he një herë të tretë e ta thuash këtu. pse keni gënjyer publikun në mënyrë të përsëritur dhe keni mohuar një fakt të thjeshtë që drafti i byrosë të hetimit që qeveria shqiptare ka sjellë në parlament është drafti me të cilin jeni dakordësuar ju, 100 %.
 
Noka: Ku e gjete këtë ti
 
Rama: Ju të tjerët që në kopshtin pa drekë s'u japin as drekë ka mundësi mos të flisni fare. Jozefinë trego etikën se kjo është e vërteta. E keni bërë PD dhe ti e di më mirë se të tjerët se në dorë të kujt ka mbetur PD, të paktën mos bëj hipokrizi këtu. Se dihet botërisht se çfarë mendimi ke ti për administratorin e kopshtin, ti mos fol nuk të shkon ty se e dinë të gjithë. Ti e di çpo heq e ti e di si po mbahesh. po them një gjë që ti e thua përditë me këdo që takon, e mos më bëj të flas me emra të them...mos më bëj me shenjë të ndaloj, mos më ngacmo që të vazhdoj...Jozefin çështja është që për byronë është bërë një propagandë e shfrenuar shpifjesh e gënjeshtrash, dhe pasi ne kemi miratuar draftin 100 % të dakordësuar me ju, jo me ty, po nuk e di më kë se s'merret vesh...ky draft qenka drafti që ju nxori cullak, unë po të dua të dal cullak nuk kam nevojë të bëj drafte me ju. Në këtë rast është një shpifje dhe një gënjeshtër e madhe që vë në pozitë të vështirë, kam hallin që ju vë në pozitë të vështirë ju. Vë në pozitë partnerët ndërkombëtar e krijon difuzion tek publiku. Nuk ju kushton gjë të dilni të thoni ne jemi dakordësuar me këtë draft por tani kemi ndryshuar mendim, dhe mendojmë që pavarësisht dakordësisë kjo është pjesë e procesit të reformës në drejtësi. Këtë thamë ne kur na thonit pse e mbani, dhe kur ne e sjellim ju thoni nuk është ky
 
Noka: Nuk është ky
 
Replikat e Kryeministrit Rama në seancën e sotme

Rama:
  Nuk e them unë këtë, është 100 % i dakordësuar me partnerët që kanë ndihmuar me ekspertizën e tyre për konceptin e byrosë së hetimit pas vendimit të gjykatës kushtetuese. Juve nuk jua kanë thënë, tjetër ju thonë partnerëve, tjetër ju thonë juve, tjetër i thonë publikut.
 
S'kishim nevojë për ju se byroja kalon me shumicë të thjeshtë, por ishte kërkesë e partnerëve që ne e respektuam. Jeni bërë qesharakë me këtë histori, jeni parti që liderin e keni në shtëpinë e vet dhe kryetarin e keni për ta marrë përdore në takim me prindër. Prandaj është krijuar ky konfuzion. Si ka mundësi që mbas kësaj që krijuat përsëri doni të akuzoni ne, dhe ta shtroni si një nevojë për timen për të marrë në dorë Byronë. Nuk do kisha folur nëse ju s'do kishin bërë këtë marrëzi.
 
Sali çohu këtu dhe thuaj të vërtetën për Byronë e Hetmit, mos mu shmang me Nexhmien, se ti ka shpjeguar aq mirë Andi Bushati sa unë s'kam ç'të shtoj më.
Dhe mos bëj gabimin të gënjesh prapë se do të të ballafaqoj me fakte të shkruara. 

Berisha: Lidhur me pretendimin e zotit Rama unë dua të sqaroj deputetët, mbarë shqiptarët, se nëqoftëse unë nuk fola është sepse mu tha se është një marrëveshje e dakordësuar për të mos folur. Përpiqem t'i qëndroj luajal procesit. Por meqënëse ju në bazë të këtij qëndrimi duhet të ishte i heshtur njëlloj sa ne. 
 
Prej një viti vendi është përfshirë në një debat të paprecedentë në histori për reformën në drejtësi, e cila në bindjen time është e domosdoshme. kur një kryeministër hedh poshtë ofertën e opozitës për një bashkëpunim konsensual, gjuan mbi veten e tij. 

Berisha: Zotëria në fushatë tha unë do krijoj Byronë Kombëtare të Hetimit. Erdhi në pushtet e tha do e krijoj. Në varësi të zyrës së kryeministrit. Ca ndodhi? Ndodhi që këtu për një vizitë rastësore të ishte një nga juristët më të mëdhenj europianë. Ky zotëri kur u njoh me Byronë Kombëtare të Hetimit dhe mënyrën e ndërtimit, i revoltuar doli dhe tha se kjo nuk mund të ndodh kurrë në një vend demokratik.  Ai u zgjodh për të shqyrtuar rastin e Austrisë. 

Ky nuk ndalet bëri ligjin e çoi në parlament e votoi në parlament. Ligji shkoi në Kushtetuese, mori rrëzimin e plotë dhe total të tij. Unë kërkova që asnjë përpjekje nuk mund të bëhet që të parakalohet Gjykata Kushtetuese.

Kjo u mor në konsideratë dhe u fillua puna për draftin e dytë i cili pasqyronte një fakt, kryesimin nga prokurorë të ekipit anti-korrupsion. Por e vendoste në vartësi të Saje qorrit, por unë më mirë ia jap Shullazit...

Unë duke qenë me të gjitha dakort marrë në telefon dhe shpreh këtë vërejtje. Vendndodhja në Drejtorinë e Policisë është problematike. Pa ndryshuar kushtetutën dhe me i dhënë policisë atribute hetimore kjo nuk mund të bëhet. Ndërkohë këto pikëpamje u shprehën dhe në qeveri. Erdhën rekomandimet e Venecias, nuk pranonin kurrsesi që kjo të drejtohet nga policia. Venecia nuk pranonte që të mos kishte lidhje me Prokurorinë e Përgjithshme sepse krijoheshin dy prokurori të pavarura.

Ishim ne që kërkuam me insistim, hajde të amendojmë këto dy çështje të Venecias, ta çojmë draftin aty ku këta zotëri kanë çuar korrupsionin tek Njësia e  Krimeve të Rënda, të shtojmë një nen për këtë njësi në ligjin e prokurorit të përgjithshëm dhe ta vlerësojnë qytetarët se si do përzgjidhen këta gjyqtarë dhe të fillojë puna brenda dy a tre muajve. Ky ka qenë varianti absolutisht i yni. Se sa do vazhdojë opozita të jetë e gatshme për konsensus, atë nuk e di se unë nuk jam vendimmarrës. 

Të të thojë opozita se po vij të punojë e ta refuzosh, ti qofsh se ti nuk do reformën sepse po të bëhet ka mundësi ta fillojë më ty punën e me Surrelin. Kjo është arsyeja që ti nuk e do. Edhe pasi dakortëson një ditë përpara të nesërmen bën të kundërtën. Ky mburret u shitet këtyre për Tony Bler, kur ke 64 vota. Por mua nuk më shitesh dot fare se ti je aksident kryeministër.

Një e dy Tony Bler, kërkoj të anulohen në mënyrë kategorike në çdo komision çdo lloj debati për PS. 

Rama: Dole tre herë dhe tre herë i gjëmove bishtit tënd duke ardhur vërdallë dhe nuk the prapë atë që të kërkova shumë thjesht. U more me Nexhmien, me John Kerryn, por nuk u more me thelbin e pyetjes sime. Pse gënjen dhe pse gënjeni për byronë Kombëtare të Hetimit. na përmend Komisionin e Venecias që solli raportin, por kur e solli?  Venecia kishte kohë që e kishte sjellë opinionin kur zotrote dole këtu në tribunë javën e  kaluar dhe urdhëro se çfarë ke thënë. E ke pranuar dhe vetë ke thënë: Ç'faj kam unë që populli më merr seriozisht. Ke thënë si sot java: "Çfarë ka byroja e hetimit, Ligji që kanë përpunuar ekspertët amerikanë përputhet tërësisht duke marrë parasysh opinionin e Venecias. Kush e pengon, ja ku është..Kryetari i PD i ka thënë faktorit ndërkombëtar, silleni menjëherë që ta votojmë".

Të enjten ju keni konfirmuar draftin që ne kemi sjellë menjëherë...E vërteta është që drafti është 100 % i dakordësuar dhe i konfirmuar nga partnerët varianti që ka ardhur në parlament. Kjo përpjekje kaq tinëzare dhe kaq e ulët për të vazhduar të këmbëngulni në gënjeshtrën tuaj është e patolerueshme. Kryetari juaj ka dalë përditë, nuk ka lidhje Vencias, sillni draftin ta votojmë sot. Ndërkohë që unë në këtë tribunë e kam thënë që drafti është gati dhe ne konsiderojmë që duhet ta marrë në shqyrtim komisioni i reformës. Jo ka thënë ky, që është një gënjeshtër lëvizëse, gënjeshtër ambulante...silleni ta votojmë. Sikur gënjeshtra të kishte një shëmbëlltyre në gjithë planetin do zgjidhte Saliun, gënjen sikur këndon, si ata që i dinë përmendësh këngët. Fillon që nga epoka e gurit dhe nuk jep përgjigjen çfarë pate që i re ndesh. Partnerët amerikanë kanë mbështetur draftin që kemi kaluar në këtë Kuvend, mbasi ra në Gjykatën kushtetuese kemi filluar punën me ta. Dhe ata na kërkuan, jo i ke marrë ti në telefon. si s'të vjen zor habitem rri tregon telefonin. Ata kanë kërkuar dhe ne kemi qenë dakord që edhe ju të përfshiheni, dhe kjo nuk ka pasur fare lidhje me procesin e reformës në drejtësi. Është gënjeshtër që në variantin e parë Byroja varej nga kryeministri, është gënjeshtër që në variantin e dakordësuar Byroja ka ndonjë lidhje me kryeministrin. Prokurori i Përgjithshëm ka veton për hetimin, është një strukturë e thjeshtë dhe efikase e keni rënë dakord edhe ju. Dakord ndërruat mendim, por pse dolët e gënjeni prapë e sulmoni me shpifje duke i rënë ndesh të vërtetës.

Uroj që ai që merr ti në takim me prindër të ketë kurajën që këto që the ti këtu për ekspertët e reformës t'ja thotë sekretarit të Shtetit, nëse do ta ketë këtë kurajë, dhe ta inkurajosh që këto që thua këtu për konsumin mizerabël të politikës tënde të ditës, t'ja thuash Kerryt nëpërmjet kryetarit...se e di që është parti pa kokë e ke frikë çfarë do thotë se atyre i thotë skam çfarë ti bëj atij, ty të thotë skam çfarë ti bëj atyre...O tërhiqeni atë që thoni për draftin, nuk duam asnjë lloj ndjese, duam vetëm që kjo çështje të mbyllet me të vërtetën. Nuk kemi pasur ne asnjë negociatë dhe asnjë kod, kemi mbyllur negociatën dhe kemi rënë dakord nëpërmjet partnerëve për këtë draft. Kujt ja tregon përrallat me mbret me kod heshtje. 

Mjerë nipërit dhe mbesat e tu të kesh babagjyshin gënjeshtarin më të madh të kombit, ja tamam gënjeshtar, gënjen edhe qesh, e ka profesion. 

Berisha: Kam protokollin zyrtar të procesverbalit të diskutimet në Kuvend. Unë po i lexoj shqiptarëve çfarë kam thënë unë për Byronë e Hetimit. Rama e lexoi korrekt por ka një problem...Çfarë ka byroja e hetimit zotëri, jua them unë, absolutisht ligji që kanë përpunuar ekspertët amerikanë përputhet duke marrë parasysh vërejtjet e Venecias dhe vendimin e Gjykatës kushtetuese.
Rama: Vazhdoje
Berisha: Ore zotëri po të them çfarë kam thënë..
Po të them se në rast se je i gatshëm të bëhen amendimet e ligjit në përputhje me sugjerimet e komisionit të Venecias.  
"Kush e pengon thoni ju.."

Kryetari i PD-së i ka thënë ndërkombëtarëve, dhe unë të them tani nëqoftëse pasqyrohen vërejtjet e Venecias sille ta votojmë nesër

Rama: Gënjeshtar
Berisha: Po ti more je gënjeshtar i pafytyrë, ti s'ke fytyrë. Kjo është turp të dëgjojë njeri.

Njeriu që po mban peng Byronë është Edi Rama, që gënjen ndërkombëtarët e i thotë s'ma pranon Ylli Manjani, i cili thotë atë që thotë Sali Berisha, Pandeli Majko....kaq kam thënë po hajde mbushi mendjen këtij tani..

Berisha:  Sot je marrë gjatë me kryetarin e PD. Po të them e ke të shkurtër shumë jetën në politikë se me dy fantazma një të Bashës një të Berishës, ti do thyhesh qafën shumë shpejt.
 
Rama: Hera e fundit që çohem sot se nuk arrij dot të pajtohem me faktin që një gënjeshtar profesionist në moshë të thyer del këtu dhe gjuhën shqipe e lexon sipas nevojën për gënjeshtrën e tij dhe një parti e tërë e duartroket. Ligji që kanë përpunuar ekspertët Amerikan përputhet plotësisht duke marrë parasysh vërejtjet e Venecias me vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Mirë ky, po juve si s'ju vjen zor çfarë dinjiteti e raporti keni me veten e me të vërtetën. Goxha burra me tituj e grada zgërdhiheni. Njerëzit e kanë dëgjuar cdo ditë atë fantazmën e SHQUP-it duke përsëritur: nuk ka punë Venecia, lufta kundër korrupsionit nuk pret një natë. Derisa e morën në takim me prindër nuk e di çfarë i keni bërë aty, fantazma fantazëm mbetet. Në këtë pikë Sali doja të të jepja mundësinë të rregulloje qëndrimin e gënjeshtërt, nuk deshe ta bësh kjo është puna jote. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois