“Besoj është një moment lehtësimi për të gjithë shqiptarët, për të gjithë qytetaret dhe qytetarët e këtij vendi, të cilët tanimë e kanë marrë lajmin se Partia Demokratike i është nënshtruar vullnetit të hekurt të popullit shqiptar dhe vullnetit të hekurt të partnerëve tanë strategjikë, që bashkë me shqiptarët të çojnë përpara një reformë historike që i hap rrugë revolucionit në sistemin e drejtësisë për përmbysjen përfundimtare të kastës së të korruptuarve dhe të të inkriminuarve, që mban peng drejtësinë në këtë vend”-tha kryeministri.
Teksa lexoi të plotë mesazhin e eurodeputetit Hahn, në letrën dërguar Ramës, Metës dhe Bashës, kryeministri sqaroi se vija e kuqe e vendosur nga BE, ngelet aty ku ishte.
“Që do të thotë që “vijat e kuqe” ishin aty, janë aty dhe do të mbeten aty të palëvizura me votimin unanim të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.Që do të thotë që falë këtyre “vijave të kuqe”, kjo Reformë ka garantuar vijën mbrojtëse nga çdo përpjekje për të penguar revolucionin në drejtësi me mjetet e korrupsionit politik apo financiar”-tha kryeministri. Për Ramën kjo ditë nuk është fitore e Partisë Demokratike, por e shqiptarëve.
“Dua po ashtu t’i jap përgjigje të gjithë atyre që patën një moment shqetësimi që na u përçua edhe përmes mesazheve lidhur me shpalljen e fitores nga kryetari i Partisë Demokratike. E para, jam shumë i gëzuar që Partia Demokratike u bë pjesë e kësaj fitoreje të madhe për Shqipërinë dhe për shqiptarët. E dyta, jam shumë i gëzuar po ashtu, që përpjekja delirante për t’i shpallur luftë Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian rezultoi një flluskë sapuni”-tha Rama.
Kreu i qeverisë saktësoi se drafti kushtetues do të jetë ai i depozituar në Kuvend para disa javësh, dhe i printuar ditë më para nga Ambasada Amerikane.
“Dua të ndaj me ju faktin se ky është Drafti i Reformës kushtetuese dhe në këtë draft nuk lëviz absolutisht asgjë përsa i përket dy çështjeve që mbajtën peng këtë proces deri në këtë orë të fundit; Përfshirjes së Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit në Kushtetutë dhe rolit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Për të parën jemi të qartë. Për të dytën po lehtësoj përkthimin e asaj që u dëgjua më parë nga kryetari i Partisë Demokratike, duke lexuar këtë draft kushtetues, deri dje të anatemuar si “komplot kundër sovranitetit të Shqipërisë””-tha Rama.
Sipas tij, drafti thotë: Vëzhguesi ndërkombëtar ushton këto detyra: a) jep rekomandime lidhur me kualifikimin dhe përzgjedhjen e kandidatëve për pozicionin e anëtarit të komisionit etj.. b) paraqet gjetje dhe mendime mbi çështje që shqyrtohen nga komisioni etj.. c) u jep komisionerëve publikë rekomandime me shkrim për të paraqitur ankim. ç) kanë të drejtë të marrin të gjithë informacionet menjëherë, të dhënat për personat e dokumentet e nevojshme, me qëllim monitorimin e procesit dhe rivlerësimit.
“Sot, të gjithë duhet të ndjehemi të lehtësuar jo vetëm për faktin që reforma historike nesër do të kalojë me konsensus, pasi thirrjen e historisë nuk ka mur shurdhërie që mund ta përballojë, por edhe për faktin se sidoqoftë, në Shqipëri nuk mundi të formësohej asnjë grupim, i cili do të mund ta damkoste vendin tonë me një njollë të pashlyeshme, si një vend ku beteja politike zhvillohet mes një pale që është me Bashkimin Europian, Shtetet e Bashkuara dhe gjithçka bota demokratike përfaqëson dhe një pale tjetër që vë në pikëpyetje themelet e kësaj bote. Duke i falënderuar të gjithë për kontributin e jashtëzakonshëm, duke shprehur mirënjohjen për të gjithë popullin shqiptar, presioni i të cilit është ndjerë në të gjitha poret e elitës politike shqiptare, më vjen shumë mirë që si piktor “vijat e kuqe” mbetën thellësisht të kuqe”,-përfundoi deklaratën e tij kryeministri.
Deklarata e Ramës:
""Është kënaqësi të ndaj me të gjithë ju tekstin e mesazhit që unë, kryetari i Kuvendit, kryetarit i opozitës, kemi marrë nga BE nëpërmjet komisionerit Hahn,
Në vijim të bisedave telefonike me të tre ju, dje dhe sot, do të doja të përsërisja pikat e mëposhtme e të quajturt propozim hibrid të cilat i keni në tavolinë. këto pika janë vijat e kuqe për komunitetin ndërkombëtar sikur e kemi nënvizuar në vijimësi përgjatë gjithë procesit. E para, roli i ONM duhet të ketë një bazë solide, të ligjshme brenda kushtetutës së Shqipërisë. E dyta, unë e rinënvizoj siç kemi thënë përajtë gjithë procesit se ONM do të ketë të bëjë rekomandime që s'janë ligjërisht të detyrimshme dhe dot ë përmbajnë arsyetimin përkatës për qëndrimin e marrë bauar në kriteret e ligjit. Besoj se mund të vijojmë tani mbi këtë bazë. Siç e diskutuam, konfirmoni përmes një përgjigje në mënyrë që votimi në parlament të bëhet nesër.
Që do të thotë se vijat e kuqe ishin aty, janë aty dhe do të mbeten aty, të palëvizura me votimin unanim të Kuvendit. Do të thotë se falë këyre vijave të kuqe, kjo reformë ka garantuar vijën mbrojtëse nga çdo përpjekje për të penguar revolucionin në drejtësi me mjetet e korrupsionit politik apo financiar. Dua, po ashtu, të jap përgjigje të gjithë atyre që patën një moment qetësimi lidhur me shpalljen e fitores nga Kryetari i PD. E para, jam shumë i gëzuar që PD u bë pjesë e kësaj fitoreje të madhe për Shqipërinë dhe shqiptarët. E dyta, jam shumë i gëzuar që përpjekja delirante për t'i shpallur luftë SHBA e BE, rezultoi flluskë sapuni. E treta, dua të ndaj me ju faktin se ky është drafti i reformës kushtetuese dhe në këtë draft nuk lëviz asgjë, përsa i përket dy çështjeve që mbajtën peng këtë proces deri në këtë orë të fundit. Pra, nis me përfshirjen e ONM-së në kushtetutë dhe rolit të tij.
Për të parën jemi të qartë, për të dy ju lehtësova përkthimin e asaj që dëgjuat më parë nga kryetari i PD", u shpreh Rama.