Ka qenë kryeministri Rama i cili ka komentuar tarifën e re të vendosur dje nga ERE për energjinë elektrike duke u shprehur se “lajmëtarët gënjeshtarë i morën shpirtin qytetarëve duke ju thënë se çmimi i energjisë do rritej e as bukë s'do prodhohej më.”
Sipas kryeministrit është bërë vetëm heqja e fashës prej 300 KW e cila do të shmangë kështu sipas tij vjedhjet dhe abuzimet që fshiheshin pas kësaj fashe. Ndërsa lidhur me personat dhe familjet në nevojë që preken nga çmimi i ri i energjisë, do të dëmshpërblehen.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i kreut të PD, Basha i cili e ka cilësuar kryeministrin Rama, një gënjeshtar patologjik. Sipas tij, çmimi i ri i energjisë, do të sjellë më shumë papunësi dhe varfëri për qytetarët.
Replikat mes tyre nuk kanë përfunduar me kaq, pasi Rama i është përgjigjur po në rrjetet sociale, duke u shprehur se “asgjë më e vajmedetshme nuk mund ta gjejë një parti se sa të marrë popullin për budalla.” Dhe kjo sipas Ramës për shkak se PD është kthyer në një orkestër dasmash pa dasmorë.
“Asgje me e vajmedetshme nuk mund ta gjeje nje parti se sa te marre popullin per budalla #VajmedetPD je bere si orkester dasmash pa dasmore!” shkruan Rama
Asgje me e vajmedetshme nuk mund ta gjeje nje parti se sa te marre popullin per budalla #VajmedetPD je bere si orkester dasmash pa dasmore!
— Edi Rama (@ediramaal) December 27, 2014
Por shefi i opozitës nuk i ka lënë me kaq replikat, duke u shprehur se “Kur gishti tregon hënën budallai tregon gishtin”. Sipas Bashës përkeqësimi ekonomik, papunësia dhe rritja e çmimit të energjisë janë fakte reale dhe jo shpikje të opozitës, ndërsa shton se Rama nuk ja hedh dot duke e bërë popullin për budalla.
“Kur gishti tregon henen budallai tregon gishtin. Perkeqesimi ekonomik, papunesia, rritja e cmimeve dhe varferia jane reale e jo shpikje te opozites. Paudhesite, arroganca dhe mashtrimet e Rames jane shkaqet e kesaj krize. Nuk ja hedh dot Vajmedeti duke e bere popullin per budalla e duke sulmuar opoziten.” shprehet Basha
Rama: Ju morën shpirtin me gënjeshtra për çmimin e energjisë
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendosjes së tarifës së re të energjisë elektrike, e cila duke filluar nga 1 janari 2015 do të jetë 9.5 lekë kwh, si dhe duke iu përgjigjur akuzave të opozitës.
Përmes postimeve në rrjetet sociale, kryeministri Rama ka mohuar të gjitha akuzat e opozitës, duke i cilësuar ato “lajmëtarë gënjeshtarë”, që sipas tij ia morën shpirtin shqiptarëve me akuza të pavërteta se çmimi i energjisë do të ishte aq i lartë sa as bukë nuk do të mund të prodhohej më.
“Mos i harroni lajmëtarët gënjeshtarë që me muaj ju morën shpirtin duke ju thënë se çmimi i energjisë do rritej e as bukë s'do prodhohej më!” shkruan Rama
Mos i harroni lajmetaret genjeshtare qe me muaj ju moren shpirtin duke ju thene se çmimi i energjise do rritej e as buke s'do prodhohej me!
— Edi Rama (@ediramaal) December 27, 2014
Ndërsa në një tjetër postim, Rama ka sqaruar se është hequr vetëm fasha prej 300 kw duke theksuar se në këtë mënyrë i jepet fund abuzimit dhe vjedhjes, që fshiheshin pas kësaj fashe.
Sipas shefit të qeverisë, reforma e ndërmarrë në sistemin energjetik, si dhe heqja e fashës, do të sjellë drejtësi, mirëqenie, dhe kursim të energjisë elektrike.
“U hoq vetëm fasha 300KW që i jep fund vjedhjes duke u fshehur pas fashës. Kjo reformë do të sjellë drejtësi,mireqënie,kursim energjie!” shprehet Rama
U hoq vetem fasha 300KW qe i jep fund vjedhjes duke u fshehur pas fashes. Kjo reforme do te sjelle drejtesi,mireqenie,kursim energjie!
— Edi Rama (@ediramaal) December 27, 2014
Kryeministri nënvizon se të gjithë pensionistët kryefamiljarë, çdo person me aftësi të kufizuar apo çdo familje në ndihmë ekonomike, do të dëmshpërblehet për diferencën e çmimit të ri të energjisë elektrike.
“Çdo pensionist kryefamiljar çdo invalid apo familje në ndihmë ekonomike do të ketë nga janari në pagën e vet lekët për të paguar diferencën.” tha ai
Çdo pensionist kryefamiljar çdo invalid apo familje ne ndihme ekonomike do te kete nga janari ne pagen e vet leket per te paguar diferencen.
— Edi Rama (@ediramaal) December 27, 2014
Ditën e djeshme Enti Rregullator i Energjisë vendosi që nga 1 janari i vitit të ardhshëm çmimi i ri i energjisë të jetë për konsumatorët familjarë në vlerën prej 9.5 lekë/kwh. Ky çmim i ri u kundërshtua nga ana e Partisë Demokratike, ku vetë kreu i kësaj partie Lulzim Basha e cilësoi një krim rritjen e çmimit të energjisë ,që sipas tij do të prekë 75% të shqiptarëve.
Basha: Vajmedet Rama, një gënjeshtar patologjik!
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me çmimin e ri të energjisë elektrike, duke e cilësuar shefin e qeverisë shqiptare një gënjeshtar patologjik, që beson se mund të mashtrojë gjithnjë qytetarët.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” kreu i demokratëve, shprehet se çmimi i ri i energjisë ka ndryshuar nga 7.7 në 9.5 lekë/këh, ndëresa siç shprehet ai, referuar kryeministrit Rama, vajmedet thotë jo.
Por sipas Bashës edhe mashtruesit më ordinerë nuk luftojnë dot kundër fakteve të tyre. Dhe për kreun e PD, çmimi i ri i energjisë do të sjellë vetëm varfëri dhe papunësi për qytetarët shqiptarë.
“Cmimi i energjisë u rrit nga 7.7 në 9.5 lekë per familjaret. Pa llogaritur ketu edhe 20 perqind TVSH! Ky eshte sot nje fakt zyrtar. Vajmedeti thote jo, mos besoni. Edhe mashtruesit me ordinere nuk luftojne dot kunder fakteve te tyre. Duhet te jesh genjeshtar patologjik te besosh se mund t'jua hedhesh njerezve perhere. Papunesi, varferi, rritje taksash, rritje cmimesh, kjo eshte qeverisja Rama-Meta. Durimi i shqiptareve ka nje kufi. Po vjen koha t'i tregojme sharlataneve vendin, si kudo ne boten e qyteteruar.” shkruan Basha
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)