Kryeministri Edi Rama bën përgjegjëse Partinë Demokratike, për refuzimin e takimit nga ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist, shefi i mazhorancës ka deklaruar se "PD prishi formatin e takimit, duke larguar ambasadorët".
 
Në fund të mbledhjes së grupit parlamentar, Rama ka lexuar deklaratën e Ambasadës së SHBA dhe asaj të BE, përmes së cilës Lu dhe Vlahutin refuzonin pjesëmarrjen në takimin e tryezës Rama-Basha-Meta.
 
Ambasadorët e argumentuan refuzimin e tyre me faktin se PD foli vetëm për pikat e saj të reformës dhe jo për draftin hibrid të propozuar nga Ndihmës Sekretarja Amerikane e Shtetit, Victoria Nuland. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com