Rama: PD sulmon Prokurorinë
në Parlament hedhin vetëm baltë

Rama: PD sulmon Prokurorinë<br />në Parlament hedhin vetëm baltë
TIRANË - Kryeministri Rama e ka vlerësuar si një sulm të pashoqë kundër prokurorisë qëndrimin e opozitës mbrëmë në Këshillin e Mandateve dhe qëndrimin e mbajtursot në Parlament  ku u miratua heqja e imunitetit të deputetëve Doshi e Frroku.
 
Duke ironizuar qëndrimin e Partisë Demokratike, Rama u shpreh se “Jemi pro, por jemi edhe kundër. Jemi në mbështetje të Institucioneve të drejtësisë, por jemi edhe përballë tyre. Ajo çfarë ndodhi dje dhe sot ishte një sulm ndaj Prokurorisë.”

Më tej ai theksoi se qeveria është e pakënaqur nga puna e Prokurorisë, por asnjëherë nuk e ka penguar atë, ndërsa PD është shprehur më e kënaqur me punën e Prokurorisë.
 
“PD mbështetje ndaj Prokurorisë, mbështetje vetëm me fjalë. PD është shprehur deri dje më e kënaqur se ne me Prokurorinë. Ne e kemi shprehur pakënaqësinë tonë Kemi ruajtur etikën për mos ndërhyrjen në punën e saj. PD na ka akuzuar se po përpiqemi të ndërhyjmë dhe po bëjmë presion mbi Prokurorinë kur kemi shprehur mendimin tonë.”- tha Rama.
 
Rama nuk lë pa bërë edhe krahasimin me qeverinë e kaluar që shpesh sipas tij i vinte policinë kryeprokurorit dhe refuzonte arrestimin e kreut të Gardës së Republikës.

“Prej ditës që jemi ulur në Kuvend si forcës qeverisës, si Aleancë fituese nuk kemi vënë në diskutim vendimet e Prokurorisë dhe në vijimësi e kemi inkurajuar. Edhe në rastin konkret jemi vënë dispozicion të Prokurorisë duke shkuar dhe për të dëshmuar. Nuk është e largët koha kur Kryeministri i vinte kryeprokurorit policinë dhe refuzonte arrestimin e kreut të Gardës së Republikës. Ne vetëm pretendojmë se jemi zgjedhja  duhur për këtë vend, sepse idetë tona, programi, parimet dhe vlerat e këtij krahu politik janë më ët favorshme për të drejtuar vendin.”- tha Rama. 

Kulmi i “baltosjes” sipas Ramës ka arritur sot ku PD bëhet zëdhënësja e një gangsteri nga Fushë Kruja

“Duke arritur kulmin ditën e sotme, ku PD të bëhet zëdhënësja e një gangsteri nga Fushë Kruja dhe të lërë pas duke ikur fjalinë më absurde dhe më domethënëse për gjendjen dhe gjatjen e kësaj Partie ndaj procesit demokratik dhe procesit të zhvillimit të vendit.”- tha Rama.

Rama: PD mungon kur diskutohen ligje të rëndësishme për qytetarët
Rama ka dënuar mungesën e opozitës në Parlament për të diskutuar për pikat e rendit të ditës, pasi u larguan për të mos marrë pjesë në votimin për raportin e Këshillit të Imunitetit në lidhje me kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e deputetëve Doshi dhe Frroku.
 
“Kur flitet për një çështje si pensionet, që kanë një rëndësi kaq të madhe për të gjithë njerëzit, opozita mungon. Në këtë rast mungon fizikisht, por edhe kur është, nuk është pranishme në debate. Praninë e saj në Parlament e justifikon me një zell për baltosen e gjithçkaje.”- tha Rama.
 
Duke folur për reformën e Pensioneve, Rama theksoi se falë vendimeve të kësaj qeveri, ky sektor i është kthyer normalitetit pas një procesi të zvarritur prej vitesh.

“Ndryshe nga ç’predikojnë çeta e llumit pensionet rriten për të gjitha kategoritë. Rrjedhojë e kësaj reforme që u ndez interesi i qytetarëve për t’u bërë pjesë e kësaj skeme. Flasim për një reformë të zvarritur për vite të tëra. Reformë që ishte kusht për qeverinë e kaluar nga BB për fonde. I thonë vetes të djathtë, por nuk kanë lidhje me të. Janë thjesht një çetë e çoroditur. Çdo të enjte na sjellin dufin e shtëpisë së oficerëve.”- tha Rama.

Rama: Qeveria në Kuvend për opozitën, ata godasin institucionet
“Qeveria në Kuvend vjen për opozitën, po të ishte se vinim për njëri tjetrin puna do bëhej vetëm në Komisione.”- tha Rama duke theksuar se opozita nuk po bën punën e saj por çdo të enjte godet themelet e bashkëjetesës politike dhe themelet e institucioneve.

"Parlamenti është i opozitës, por nuk mundet ta kthejë në një klub ku flitet përçat. Pengohet publiku për të dëgjuar se me çfarë merremi ne. Janë kthyer në problem madhor, është kthyer në një mundësi për të baltosur vetveten dhe Shqipërinë duke i dhënë imazhin e gabuar te Ndërkombëtarët."- tha Rama.


Fjala e kryeministri Rama në Parlament
Kur flitet për një çështje si pensionet , që kanë një rëndësi kaq të madhe për të gjithë njerëzit, opozita mungon. Në këtë rast mungon fizikisht, por edhe kur është, nuk është pranishme në debate. Praninë e saj në Parlament e justifikon me një zell për baltosen e gjithçkaje. Madje duke arritur kulmin ditën e sotme, ku PD të bëhet zëdhënësja e një gangsteri nga Fushë Kruja dhe të lërë pas duke ikur fjalinë më absurde dhe më domethënëse për gjendjen dhe gjatjen e kësaj Partie ndaj procesit demokratik dhe procesit të zhvillimit të vendit. Jemi pro, por jemi edhe kundër. Jemi në mbështetje të Institucioneve të drejtësisë, por jemi edhe përballë tyre. Ajo çfarë ndodhi dje dhe sot ishte një sulm ndaj Prokurorisë. PD ka shprehur mbështetje ndaj Prokurorisë, mbështetje vetëm me fjalë. PD është shprehur deri dje më e kënaqur se ne me Prokurorinë. Ne e kemi shprehur pakënaqësinë tonë Kemi ruajtur etikën për mos ndërhyrjen në punën e saj. PD na ka akuzuar se po përpiqemi të ndërhyjmë dhe po bëjmë presion mbi Prokurorinë kur kemi shprehur mendimin tonë. Nuk ka se si të jemi të kënaqur me Prokurorinë, kur vrasja e 4 të pafajshmëve në 21 janar u vranë dhe çështja mbetet e pazbardhur deri në fund, apo edhe çështje të tjera. Kjo nuk na ka penguar në asnjë moment që të mos i bëhemi pengesë asaj. Nuk i kemi penguar edhe ku janë hetuar figura të PS. Nuk kemi parime të ndryshme. Prej ditës që jemi ulur në Kuvend si forcës qeverisës, si Aleancë fituese nuk kemi vënë në diskutim vendimet e Prokurorisë dhe në vijimësi e kemi inkurajuar. Edhe në rastin konkret jemi vënë dispozicion të Prokurorisë duke shkuar dhe për të dëshmuar. Nuk është e largët koha kur Kryeministri i vinte kryeprokurorit policinë dhe refuzonte arrestimin e kreut të Gardës së Republikës. Ne vetëm pretendojmë se jemi zgjedhja  duhur për këtë vend, sepse idetë tona, programi, parimet dhe vlerat e këtij krahu politik janë më të favorshme për të drejtuar vendin. Flasim për një reformë të zvarritur për vite të tëra. Reformë që ishte kusht për qeverinë e kaluar nga BB për fonde financiare. Ju mohuan nga kryeministri paraardhës që nuk ishte në detyrë. I thonë vetes të djathtë, por nuk ka lidhje me të. Janë thjeshtë një çetë e çoroditur. Çdo të enjte na sjellin dufin e shtëpisë së oficerëve. Qeveria në kuvend vjen për opozitën, po të ishte se vinim për njëri tjetrin puna do bëhej vetëm në Komisione. Parlamenti është i opozitës, por nuk mundet ta kthejë në një klub ku flitet përçat. Pengohet publiku për të dëgjuar se me çfarë merremi ne. Çfarë po bëjmë për të përmirësuar jetën e njerëzve. Për të dëgjuar se ku opozita mund të ketë një qasje më të mirë. Këtu goditen çdo ët enjte themelet e bashkëjetesës politike dhe themelet e institucioneve. Nga mbrëmë dhe sot është goditur në mënyrë më kriminale të Prokuroria. Janë kthyer në problem madhor, është kthyer në një mundësi për të baltosur vetveten dhe Shqipërinë duke i dhënë imazhin e gabuar te Ndërkombëtarët. E djathta këtu, që vetëm e djathtë nuk është . i la në kushtet e një pensioni tavan të padrejtë dhe sipas ekzistencës së atij tavani, pensioni nuk mund të ishte kurrë mbi 240 mijë lelë. 80 % përfitonin pension minimal. Çdo vit rrisnin pensionin duke bërë një korrigjim ët inflacionit. Ndryshe nga ç’predikojnë çeta e llumit pensionet rriten për të gjitha kategoritë. Rrjedhojë e kësaj reforme që u ndez interesi i qytetarëve për t’u bërë pjesë e kësaj skeme. Ende pa hyrë në fuqi skema, njerëzit kontribuuan me 100 mln $. Nënat shtëpiake që nuk kishin punuar, përfituan pension social.  Skema suplementare që diskutojmë sot është krijuar në vitin 1996, për t’i krijuar përfitime zyrtarëve të lartë. Sot vendoset sërish barazime në cilësi. Në vitin 2014, 850 mln lekë shpenzimet për këtë skemë. Kishte një 1 kontribuues dhe 1 përfitues. Një skemë që nuk rrezikon duhet në raportin 1 me 4. Kjo që sjellim sot vijon të shkojë në drejtimin e duhur. Kam shumë raste që sot përbëjnë të përditshmen e çdo pensionisti. Nuk ka asnjë fashë që nuk ka rritje të pensioneve. Kush ka më shumë kontribute merr automatikisht më shumë dhe kush ka më pak kontribute merr më pak. Të gjitha familjet që fëmijët i kanë emigrantë dhe që janë apo që mund të jenë në pension mund të sigurojnë një pension shumë më të lartë për prindërit e tyre. Kjo gjë nuk mund të ndodhte në qeverinë e kaluar. Ne morëm mbështetjen financiare më të lartën që është marrë ndonjëherë në Shqipëri nga Banka Botërore. Nuk do ta kishim marrë atë, nëse nuk do të kishim bërë reformën e pensioneve. Reformat janë garanci e shëndoshjes së financave dhe strukturave. Ky moment dhe kjo ditë duhet të jetë një ditë me rëndësi për opinionin publik dhe demokratët gjithashtu. Kjo parti e cila nuk financon asgjë tjetër përveç krimit të organizuar, këtë qeveri që nuk financon asgjë për legalizimet vepron në këtë mënyrë. Ata duan t’ju përcjellin qytetarëve mesazhin se duan ose të jenë ata në pushtet ose nuk do të ketë qetësi në parlament. Ne ju kemi dhënë mundësinë dhe mirëpresim mendimin e tyre për dekriminalizimin, për të çliruar politikën nga personat me precedencë kriminale. 

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Pas ndërhyrjes kirurgjikale, Rama i kthehet aktivitetit të përditshëm

Pas ndërhyrjes kirurgjikale, Rama i kthehet aktivitetit të përditshëm