Rama: Pengmarrja e Fierit alibi
e Berishës, PS ka fituar në Gjykatë

Rama: Pengmarrja e Fierit alibi <br />e Berishës, PS ka fituar në Gjykatë
TIRANE - Pas akuzave të Kryeministri Berisha se kryesocialisti ka urdhëruar Vangjel Ndrekon që të tërheqë padinë në gjykata, ka reaguar Edi Rama në Twitter duke thënë se Partia Socialiste ka fituar në popull dhe në gjykatë dhe nuk është tërhequr nga asgjë.

Më tej Rama ka shkruar se pengmarrja e Fierit është alibi e Kryeministrit dhe akuzat janë shpifja e ditës.

Rama ne twitter

“Kryeministri, shpifja e ditës: PS u tërhoq nga Fieri! Jo, PS ka fituar në popull e në gjykatë, me vendim të formës sëe prerë të drejtën të drejtojë qarkun.

PS s'është tërhequr nga asgjë! Kur nuk njeh vendimet e gjykatave, s’ke si kupton logjikën e proceseve gjyqësore. Pengmarrja e Fierit alibi e Kryeministrit”, shkruan Rama në Twitter.

SUBASHI: GJYKATA VENDIME TE FORMES SE PRERE, BERISHA KA FRIKE TE BALLAFAQOHET
Ora 14: 00 Menjëherë pas deklaratës në Twitter të kryesocialistit Rama, ka dalë në një konferencë për shtyp deputeti i Partisë Socialiste, Armando Subashi.

Subashi ka theksuar se PS nuk ësHtë tërhequr nga qarku i Fierit pasi gjykata ka dhënë një vendim të formës së prerë dhe këto vendime janë edhe në tavolinë e kryeministrit por sipas tij Berisha ka frikë të ballafaqohet.

“Dua të theksoj se nuk jemi tërhequr dhe nuk mund të tërhiqemi nga rasti i qarkut të Fierit. Kryeministri ka sot mbi tavolinë vendimin e gjykatave. Gjykatat kanë dhënë vendimin e formës së prerë, u ka dhënë të drejtë 11 anëtarëve të PS-së që të jenë pjesë e këshillit të qarkut Fier. Berisha ka frikë të ballafaqohet, nuk ka arritje dhe kërkon ta bllokojë integrimin”, u shpreh Subashi
.
Më tej Subashi i ka bërë thirrje Berishës të diskutohet çështja e Fierit dhe më pas çështjet e tjera për integrimin e vendit.

“Rasti i Fierit është i qartë. Gjykata është e qartë në vendimin e saj. Berisha të pranojë thirrjen në tryezë. Të diskutojmë çështjen e Fierit dhe më pas të diskutojmë zgjidhjen e çështjeve të tjera që kanë lidhje me integrimin e vendit. Gjithçka është në dorë të vullnetit politik dhe nuk ka mëdyshje nga pikëpamje ligjore. Vendimet janë në tavolinë dhe i takon Kryeministrit të zbatojë ligjin. Drejtësia ka folur dhe drejtësia është në anën tonë”, deklaroi deputeti socialist.

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë