Rama për AFP:Anëtarësimi nëse
BE është kur Shqipëria të jetë gati

Rama për AFP:Anëtarësimi nëse<br />BE është kur Shqipëria të jetë gati
Kryeministri Edi Rama në një intervistë për Associated Press është shprehur se vendosmëria e tij për t’iu bashkuar Unionit europian nuk është lëkundur nga dalja e Britanisë. Rama bëri thirrje për një ndryshim thelbësor në natyrën e bllokut në mënyrë që të sigurohet mbijetesa e tij.
Sa i përket krizës së emigrantëve ai e cilësoi cështjen një turp për Europën dhe se Shqipëria që në fillim është treguar e gatshme të marrë përgjegjësit dhe të mirëpres refugjatët.

Rama e cilësoi votën e britanikëve si një nga tronditjet më të mëdha për vendet anëtare duke theksuar rëndësinë e BE në sigurinë dhe paqen e Ballkanit.
Gjatë intevistës ai theksoi se duhet një ndryshim thelbësor në natyrën e drejtimit të BE ndryshe unioni rrezikon të ndahet dhe pasojat nuk mund të jenë pozitive. Sipas Ramës citohet në shkrim në vendin e tij ka mbetur në mendje Europa si një projekt paqeje .
AFP shkruan se Shqipëria kandidon që prej vitit 2014 për të qënë pjesë e unionit dhe kryeministri Rama beson se kjo do të ndodhë nëse BE ekziston në ditën kur Shqipëria të jetë gati. 

Nga ana tjetër thuhet në shkrim Shqipëria po punon për të adaptuar reformën në drejtësi një parakusht i vendosur nga Bashkimi Europian për anëtarësimin e vendit.
“ Drejtësia në Shqipëri është shembulli për të treguar se përse vendi nuk është pjesë e unionit dhe pse na duhen 10 vjet për tu bërë një i tillë. Kjo është turpi i këtij vendi” u shpreh Rama. 
Më tej Rama flet edhe për problemet e Ballkanit duke përmendur refuzimin e Beogradit për të njohur Kosovën , paqëndrueshmërinë politike në Maqedoni dhe problemet në Bosnje. 

Kryeministri insiton duke thënë se ndryshimet në vendet e Ballkanit janë të lidhura me një fakt: dëshira e qytetarëve të Ballkanit për të qënë pjesë e Europës. 
Më tej në mbyllje të shkrimit Rama thekson se Europa është një force e natyrshme përtej të qënurit një një vend i paqes, sigurisë dhe bashkëpunimit. “Falë endrrës europiane në pamë barazimet e pamendura më parë,”përfundoi Rama.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mjeku Alfred Aga në ‘Klinika 24’: Ju rrëfej pse zgjodha kirurgjinë ORL dhe vështirësitë për t’u bërë një mjek i mirë sot

Mjeku Alfred Aga në ‘Klinika 24’: Ju rrëfej pse zgjodha kirurgjinë ORL dhe vështirësitë për t’u bërë një mjek i mirë sot