Gjatë fjalës së tij Rama kujtoi fillimet e lëvizjes së studentëve dhe mbledhjet që ata organizonin për të shkëmbyer idetë, ose “Refleksione” si i quanin ata.
“Në dhjetor të vitit 90 kishim ngjizur një frymë antiparti, por “Refleksionet” zhvilloheshin që në vitin 1989. Mbaj mend që seanca e parë u bë në errësirë totale dhe rrihesh vetëm të dëgjoheshin zërat. Ishte një sallë e vogël dhe numri madh i studentëve bënte pothuajse të pamundur zhvillimin e takimeve. Kushtet ishin të vëshitra dhe mediat e asaj kohe nuk folën fare për lëvizjen tonë dhe na margjinalizuan totalisht” u shpreh Rama.
Rama gjeti hapësirë për të hedhur batuta mbi kryeministrin Berisha. “Ajo që ishte partia jonë, Saliu e quan partia ime” tha Rama.
Në mbyllje kreu i opozitës iu drejtua studentëve duke i dhënë një këshillë, nëse ata dëshirojnë të merren me politik. “Nuk i kam pranuar asnjëherë këshillat, por po tentoj t’iu jap vetëm një sugjerim nëse merreni me politik: Kujdes se nuk merreni ju me politik, por është politika që merret me ju” mbylli Rama.
RAMA URIME PER 8 DHJETORIN GJITHE TE RINJVE
Kryetari i Partisë Socialiste duke përcjellë urimin për ditën e Rinisë thotë se ardhur koha që demokracia të fitojë për njerëzit.
Duke kujtuar lëvizjen e dhjetorit të vitit 1990, Rama nënvizon se ndërsa në atë periudhë ishin studentët ata të cilët fituan demokracinë, tani në 2011 demokracia duhet të fitojë për ta.
“Në 8 dhjetor 1990 njerëzit nisen të fitojnë demokracinë. Sot ka ardhur koha që demokracia të fitojë për njerëzit.” Shkruan në rrjetin e tij social, Edi Rama. Gjatë pasdites kryesocialisti pritet të ketë takime me studentë.
Sot shënohet Dita Kombëtare e Rinisë, në kujtim të Lëvizjes Studentore të vitit 1990. Më 8 dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, banorë të qytetit “Studenti”, u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike: protestave paqësore që sollën rënien e komunizmit dhe lindjen e demokracisë