Rama për Deutsche WElle: Në
2011 kritikova sistemin, jo Metën

Rama për Deutsche WElle: Në<br />2011 kritikova sistemin, jo Metën
TIRANE -  Kreu i qeverisë Edi Rama ka deklaruar në një intervistë per Deutsche Welle se etiketimi "Shembull i gjithçkaje të kalbur ne Shqipëri" që i bëri Ilir Metës si aletat i Berishës në vitin 2011, nuk kishte të bënte me njeriun, por me sistemin.

....

Dy aleatët më të mëdhenj të koalicionit aktual qeverisës Ilir Meta dhe Edi Rama bashkëudhëheqin prej dy vitesh aleancën e majtë, por “përplasja” e tyre në vitin 2011 kur Meta ishte në koalicion me Sali Berishën është sjellë në vëmendje nga gazetari Tim Sebastian.

Në intervistën që kryeministri Edi Rama dha për Deutsche Welle gazetari e ka përqendruar bisedën edhe në raportet e tij me aleatin kryesor në qeveri. Sebastian i ka kujtuar shefit të mazhorancës etiketimin që Rama i bënte Metës 2 vjet më parë kur e quajti: “Shembullin e gjithçkaje të kalbur në Shqipëri”.

Kreu i qeverisë e ka pohuar këtë deklaratë të tijën por ka argumentuar se e ka pasur me sistemin dhe jo personalisht me Ilir Metën. “Unë besoj fort se nuk ka të bëjë me një burrë, me njerëzit, por ka të bëjë me sistemin”, - tha Rama.

Pjesa e intervistes ku flitet per koalicionin me Meten

Ju keni krijuar koalicion me Ilir Metën, për të cilin keni thënë dy vjet përpara krijimit të qeverisë, pra në 2011-ën se ai është shembulli ilustrues i gjithçkaje të kalbur në Shqipëri.

Rama: Po e kam thënë.
 
Pra ju ishit aq i dëshpëruar për pushtet saqë pranuat të hyni në shtrat, politikisht, me një njeri që ju e përçmonit. Pse?
Rama:Unë besoj fort se nuk ka të bëjë me një burrë, me njerëzit, por ka të bëjë me sistemin.
 
Po por ju nuk sulmuat sistemin, ju sulmuat këtë burrë.
Rama: Unë nuk isha i dëshpëruar për pushtet por isha i dëshpëruar që ta shihja Shqipërinë të ecte përpara dhe që të bëj gjithçka mundem për ta realizuar këtë. Dhe po e bëj këtë bashkë me të tjerët dhe jam shumë i lumtur kur e shoh këtë gjë.
 
Pra nuk keni ndryshuar mendje për faktin se sa i kalbur është ky njeri?
Rama: Edhe një herë, nuk ka të bëjë me këtë njeri.
 
Po ju folët për atë njeri dhe kështu u shprehët në 2011-ën.
Rama: Po në 2011-ën e thashë, ndërsa tani po ju them juve që kemi një koalicion i cili funksionon shumë mirë dhe po bëjmë një punë jashtëzakonisht të mirë sëbashku.
 
Sa njerëz të kalbur keni sot brenda koalicionit tuaj qeverisës?
Rama: Ne nuk kemi njerëz të kalbur brenda koalicionit qeverisës.
 
Me përjashtim të njeriut që ju e cilësuat të tillë në 2011-ën.
Rama: Po e kam bërë, dhe nuk po e mohoj. Por ka diçka fare të thjeshtë në politikë e cila funksionon përmes zgjedhjeve, shifrave, programeve dhe axhendës së përbashkët. Kështuqë përsa kohë gjithë këto të jenë në rregull, gjërat mund të ecin përpara. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool