Rama për Euronews: Shqipëria
s'është burimi i të këqijave në Europë

Rama për Euronews: Shqipëria<br />s'është burimi i të këqijave në Europë
Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Euronews ka kërkuar që Shqipëria të mos identifikohet si vendburimi i të gjitha të këqijave në Europë.
 
I pyetur nga gazetarja Audrey Tilveo se pse aspiron Shqipëria BE-në kur vetë unioni është me probleme, Rama thotë se përmes zgjerimit Europa do të bëhet edhe më e fortë.
 
Fillojmë me Misionin Europian. Shqipëria ka kandiduar në vitin 2014. Që nga fillimi i vitit ju keni këmbëngulur që të fillojnë bisedimet. Çfarë është kaq atraktive për Bashkimin Europian për ju kur shikoni gjendjen në të cilën është?
Unë mendoj se ne dhe Ballkani, në përgjithësi, nuk kemi harruar atë çfarë është harruar në Europë, që Bashkimi Europian është mbi të gjitha, një projekt për paqe dhe prosperitet. Ju duhet të kujtoni vizitën time të parë në Serbi pas 68 vitesh në Beograd, dhe më pas homologu im serb erdhi në Tiranë për herë të parë në historinë e dy vendeve që kanë zhvilluar një luftë kundër njeri-tjetrit. Dhe pse? Sepse ne të gjithë jemi bashkuar në këtë përpjekje për të qenë pjesë e Bashkimit Europian. Dhe në qoftë se Europa ka problem ne nuk duhet ta trajtojmë si diçka që nuk funksionon, por ka nevoje për lidership dhe guxim për të vazhduar përpara.
 
Në qoftë se Bashkimi Europian është në probleme çfarë të mire do i sillte Shqipëria, e cila ka më shumë probleme?
Kjo është pikërisht arsyeja që Marine Le Pen dhe aleatët e saj në Europë kanë dhënë. Ata kanë përhapur propagandë kundër të ashtuquajturit zgjerim, por Evropa do të bëhet më e fortë në qoftë se ne të përfunduar të këtij projekti nuk lënë një zonë gri në mes të Evropës. 

Gjithsesi, para se të filloni për bisedimet e anëtarësimit, Brukseli thotë se keni nevojë për një rregullim të madh të sistemit tuaj të drejtësisë. Progresi për këtë ka qenë i ngadalshëm, kryesisht për shkak të konfliktit mes qeverisë tuaj dhe opozitës, e cila ka ngadalësuar gjërat. Si do të dilni ju nga kjo situatë e komplikuar?
Reforma nuk do të vonojë. Në e nisem këtë rrugë  para një viti dhe është në proçes përfundimi. Kjo është një reformë themelore dhe radikale kushtetuese e cila do të ndryshoje tërësisht sistemin tonë gjyqësor. Dhe, po, është shumë shumë e vështirë. Ka diskutime, dhe ndoshta do të ketë akoma më shumë.
 
Cili është afati kohor ? Kur ju mund të miratoni Reformën?
Ne duam të hapim bisedimet e anëtarësimit në fund të vitit. Ne duam të kalojmë reformën në kohën kur Këshilli i Europës të takohet. Dhe kjo do të kalojë. Nga ana tjetër duhet të përfundojë kjo historia që Shqipëria është e korruptuar dhe kriminale.
 
Nuk ka gjyqtar të korruptuar në Shqipëri?
Duhet t’i japim fund historisë së Shqipërisë dhe Ballkanit të korruptuar dhe të inkriminuar sepse është një stereotip që është krijuar ndër vite për të kriminalizuar lehtësisht këto vende.
 
Sipas një raporti të anti-mafias italiane 1/3 e ekonomisë Shqiptare është e krimit…
Kjo është e neveritshme. Nuk ka pasur asnjë raport që të thotë se 1/3 e ekonomisë shqiptare është e trafikimit të qenieve njerëzore, e drogës, etj.
 
Cilat janë shifrat tuaja? E mohoni faktin se ka trafikim droge, armësh, trafikim të femrave?
E mohoj kategorikisht dhe ju them se është plotësisht e gabuar që të flisni për trafik armësh nga Shqipëria.
 
Pra nuk ka asnjë problem Shqipëria me krimin? Çdo gjë është në rregull?
Pse duhet të shkojmë nga një ekstrem në tjetrin? Nuk e kuptoj! Nuk ka ndonjë mendim më racional? Apo është nga ana gazetareske interesante për histori të tilla. Ju e përshkruani Shqipërinë si burim i së keqes në Evropë, por kjo nuk është e vërtetë.
 
Kjo nuk është ajo që thash...
Është një vend që ndryshon çdo ditë, me probleme, me një të kaluar shumë, shumë të vështirë, më e vështira se e të gjitha vendeve komuniste sepse ka qenë e izoluar për 50 vite, jo vetëm në Evropën Perëndimore, por edhe në atë Lindore.
 
Në fund një pyetje personale. Para se të hyni në politikë, keni qenë piktor. Duke u kthyer pas, nuk jeni penduar që keni lënë botën e artit?
Unë nuk pendohem kurrë për asgjë. Kisha plane të tjera, por tani jam këtu dhe kam marrë përgjegjësinë për të drejtuar qeverinë e vendit tim dhe ky është një privilegj i madh, nderi më i madh që një njeri mund të ketë. Por në të njëjtën kohë unë nuk e kam ndaluar punën si artist. Jam artist ashtu siç jam dhe Kryeministër.
Pikturoj gjatë takimeve, gjatë telefonatave, më ndihmon të fokusohem dhe siç e shihni kur nuk pikturoj gjatë intervistave nuk shkon gjithçka vaj. 

Redaksia Online
xh.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar