TIRANE - Partia Socialiste ka festuar mbrëmjen e së hënës (1 korrik), 22-vjetorin e themelimit të saj, ditëlindje që iu bashkangjit fitores së zgjedhjeve të 23 qershorit. Në praninë e mbi 1200 të ftuarve në hotel "Sheraton", themelues dhe të rinj të PS-së, trup diplomatik e figura të politikës, kryetari i PS-së, Edi Rama, uroi të pranishmit “Gëzuar rilindjen e Shqipërisë!"
"Ai e nisi fjalën e tij me falenderimin e atyre njerëzve që kontribuan në fitoren e së majtës pas tetë vjetësh në opozitë. "Lejomëmi të falenderoj sot aleatët tanë e veçanërisht Ilir Metën personalisht që bënë që interesi i Shqipërisë të fitonte mbi ndasitë e së shkuarës midis nesh. Jam i bindur që koha do ta provojë edhe në qeverisje atë që 23 qershori provoi edhe në zgjedhje. PS dhe LSI janë dy parti që bënë histori në këtë vend,"- tha ai.
"Unë u zgjodha kryetar i PS-së 7 vjet e gjysëm më parë duke vendosur një sërë objektivash si forcë e re me një vizion dhe skuadër të re. Ndeshëm pengesa të madha: u vodhëm në zgjedhje, u goditëm me baltë, u tronditëm prej cinizmit përreth. Bëmë një grevë urie unikale vetëm për lirinë e zgjedhjeve. Humbën katër jetë të pafajshme njerëzish që sot do jenë më të qetë aty ku prehen, por që nuk do jenë kurrë të qetë pa drejtësinë.
Më në fund ne ia dolëm, me fitoren e bujshme të 23 qershorit, të jemi krenarë me mbylljen e këtij kapitulli opozitar të PS-së. Nuk do mungoja për të thënë se më vjen keq në mungon sot Dritan Hoxha dhe Ardian Klosi, që u shkri si qiriri në mes nesh. Është një detyrim zemre, një duartrokitje për ta sot.
Dua të falenderoj të gjithë njerëzit e shtypit, që në vitet e vështira të këtij vendi e ushqyen shpirtin opozitar. Unë jam i bindur se shtypi do fitojë të drejtat e veta më të mira dhe një liri që nuk e ka pasur deri më sot. Unë gjykoj se piciri që kemi hequr në opozitë do të vlejë si mësim për atë që një opozitë nuk duhet të provojë.
Duam t’i japim Shqipërisë forcë dhe besim në sytë e botës me qëllim që të shihet me respekt në botë dhe rajon. Mandati i 23 qershorit është mandat i qartë për të modernizuar Shqipërinë, jo për të përçarë dhe sunduar, por për të qeverisur me dije dhe burrni. Do të bëjmë gjërat e duhura, sepse prandaj quhemi Partia Socialiste e Shqipërisë e gjithnjë bashkë me LSI-në, se prandaj quhemi Aleanca për Shqipërinë Europiane,"- përfundoi Rama.
PRONONCOHEN “TË URTËT” E PARTISË SOCIALISTE
SERVET PELLUMBI: PS KA NE DORE TANI MENAXHIMIN E FITORES
I intervistuar nga gazetarja Joniada Koçi, një ndër themeluesit e PS-së, Servet Pëllumbi, lidhur me historinë e PS-së dhe suksesin e saj të fundit, tha: "I uroj suksese Partisë Socialiste dhe që ta administrojë sa më mirë këtë fitore të madhe. PS-ja ka një histori "bajagi" me probleme dhe suksese; u krijua më 12 qershor 1991 dhe në atë kohë ne luftuam për reformimin, qoftë të saj qoftë të shoqërisë. PS-ja e nisi si parti në opozitë; përjetoi vitin 1996 që ishte një shkelje jashtëzakonshme e rëndë e zgjedhjeve që solli pastaj 1997-ën, qeverisi 8 vjet dhe pati probleme derisa elektorati e ndëshkoi. E pasoi PD-ja që nuk e luftoi korrupsionin dhe elektorati e ndëshkoi sot. Pra, partitë në historinë e tyre kanë edhe kulme, edhe qoshe, por kjo fitore është një nga kulmet e saj, është një vlerësim për programin e saj nga elektorati. Ka shumë momente në historinë e PS-së që mund t’i kujtoj, por i veçantë ishte ai pas ’97-ës kur vendi u shkatërrua dhe u ndodh në pragun e një lufte civile dhe elektorati i dha dorën PS-së që nisi të qeverisë vendin. Tani PS-ja ka në dorë tani menaxhimin e fitores dhe respektimin e elektoratit.
NAMIK DOKLE: PS EMANCIPOI VETEN DHE RRJEDHIMISHT, EDHE SHOQERINE
Një nga deputetët fitues të PS-së në zgjedhjet e 23 qershorit është Namik Dokle, i cili ishte themelues i saj 22 vjet më parë. Ai tha se "një parti ka një jetë të gjatë dhe në jetën e saj ka momente shumë të rëndësishme. Unë kujtoj se PS-ja u formua në një kohë të veçantë, kur sa kishin filluar ndryshimet demokratike. Ajo u krijua nga një grup intelektualësh, u ringjall si "fenksi nga hiri" prej asaj që kishte mbetur nga PPSH-ja. Dhe ne nisëm emancipimin që nga vetja dhe kështu PS-ja luajti rol në emancipimin e gjithë shoqërisë. Ka shumë momente të vështira, por kur ato janë kapërcyer, kam ndier kënaqësinë për forcën politike në të cilën bëja pjesë. Do kujtoja viti 1997 kur PS-ja erdhi në pushtet dhe vuri normalitet në jetën shqiptare. Moment tjetër ka qënë votimi i Kushtetutës. Moment tjetër ka qënë viti 1999 kur PS-ja dha kontribut në çlirimin e Kosovës."
TE FTUAR NE FESTE EDHE KRYEMINISTRI BERISHA DHE ISH-KRYETARI I PS, FATOS NANO
Në këtë ceremoni të posaçme nga burime të Partisë Socialiste mësohet se janë ftuar figura të njohura të kësaj force ndër vite por edhe personalitete te njohur të politikës, si kryeministri në detyrë zoti Sali Berisha, kryetari i partisë Republikane Fatmir Mediu , kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi. Prezentë do të jenë dhe përfaqesues të trupit diplomatik, komuniteteve fetare, gazetarë, opinionistë si edhe figura të shquara nga fusha e artit.
Në këtë aktivitet janë ftuar edhe krerët e partive aleate të cilët ishin në kolicion me Partinë Socialiste, përfshi këtu edhe kreun e lsi Ilir Meta i cili rikthehet pas shumë vitesh në një festë të tillë në krah të socialistëve.
Mësohet se ftesë kryetari Edi Rama i ka dërguar edhe paraardhësit të tij Fatos Nano, por burime nga Partia Socialiste bëjnë më dije se Nano s’do të jetë i pranishëm, pasi ndodhet jashtë vendit. Në ftesën që kryetari i Partisë Socialiste ka dërguar shkruhet se “ Këtë herë festa e ditëlindjes së partisë sonë u programua për pas fitores së 23 qershorit dhe do të bëhët në mbrëmjen e të hënës 1 Korrik. Me dëshirën për të ndarë me ju kënaqësinë e përvjetorit të Partisë Socialiste fill pasi shqiptarët na kanë besuar ne dhe aleatëve tanë në drejtimin e punëve të vendit, ju ftoj të na nderoni me praninë tuaj”.
Redaksia Online
(arsh/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Fjala e kryetarit të PS në 22-vjetorin e PS-së