Rama për “Le Monde”: Tërheqja
e BE po sjell Rusinë në Ballkan

Rama për “Le Monde”: Tërheqja<br />e BE po sjell Rusinë në Ballkan
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është i shqetësuar për  “dobësinë e Bashkimit Europian” në një rajon që edhe njëherë "mund të kthehet në një magazine baruti"
 
Prezenca ruse në rajon, tentativa e grushtit të shtetit në Malin e Zi, përkeqësimi i situatës politike në Maqedoni. Për muaj me radhë situata në Ballkan ka shqetësuar Europën, por kryeministri shqiptar Edi Rama është lodhur paksa duke dëgjuar të tilla përsëritje nga Brukseli. Ajo që e shqetëson atë është dobësimi i Bashkimit Europian.
 
“Dikush mund të flasë për ndikimin Rus, por e gjithë kjo po zhvillon me tej vakuumin që është krijuar ne Bashkimin Europian. Ky është problemi kryesor i Ballkanit sot, të tjerat janë pasoja. Nuk është surprizuese që dikush të përpiqet ta mbushë këtë boshllëk. Gjithçka varet nga Shtetet e Bashkuara dhe Europianët për stabilitetin gjeostrategjik të rajonit”
tha ai gjatë një interviste për Le Monde, gjatë një vizite në Paris ku ka takuar të enjten e datës 28 Mars, kryeministrin Bernard Cazanueve.
 
Jean-Claude Juncker kryetari i Komisionit Europian deklaroi se nuk do të ketë zgjerim deri ne vitin 2020. “ Bashkimi Eurpian ngelet një ëndërr, por realiteti nuk ndihmon në ushqyerjen e kësaj ëndrre”, shprehet me keqardhje Kryeministri, në fuqi që prej vitit 2013. Ne kemi fiksimin e Europës dhe shpresohet qe aksi Frakno-Gjerman do te jetë një mbështetje.
 
Komisioneri Europian për zgjerim dhe i politikës europiane, Johanes Hann, ka propozuar se fundmi krijimin e një tregu të përbashkët midis vendeve të rajonit të Ballkanit gjë që nuk ka krijuar entuziazëm.
 
Për Edi Ramën nuk varet nga kufijtë e rajonit, “Në qoftë se BE është i shqëtesuar në lidhje me influencën Ruse, xhihadizmin dhe rritjen e populizimit atëherë duhet të jetë prezent në Ballkan sepse të treja këto fenomene ndikojnë në Ballkan dhe mund ta transformojnë sërish atë në një fabrikë baruti”
 
Artisti, ish-lojtari i basketbollit, ish-kryetari i Bashkisë së Tiranes, i njohur për lyerjen e shumëngjyrshme të godinave, Edi Rama e sheh të ardhmen e rajonit, të erret. Fqinji i tij Malazez u destabilizua nga një komplot kundër kryeministrit Milo Djukanovi, në të cilin dallohen gjurmë të përfshirjes së inteligjencës Ruse. Moska është shumë armiqësore përkundrejt anëtarësimit të Malit të Zi në NATO. Edi Rama shpreh frikën e tij duke thënë: “Ka një dallim gjithnjë e më të dukshëm në polarizimin politik, sikur të ishte Luftë e Ftohtë”.
 

Tirana e sheh edhe më nga afër gjendjen politike pa rrugëdalje të Maqedonisë ku banon një pjesë e rëndësishme e popullatës Shqiptare. “Ata mund të kërkojnë të njëjtat të drejta si pjesa tjetër e popullsisë së Maqedonisë”, tha ai teksa sfidoi Bashkimin Europian. Duke sfiduar dhe emrin e shtetit që është ai i një rajoni grek, Athina votoi për anëtarësimin në BE dhe NATO. “Për vite me radhe, Maqedonia ka qenë një shembull i mirë. Por indiferenca e BE dhe e Shteteve te Bashkuara favorizon nje degradim te procesit demokratik”.
 
“Procesi i integrimit po i ndihmon vendet drejt modernizimit”, tha Kryeministri. ”Pa modernizim, nuk mund te luftojme kunder korrupsionit. Sigurisht qe ka korrupsion ne Ballkan, por kjo çështje duhet vendosur në perspektivë. Xhiroja e korrupsionit në Shqipëri dhe në Kosove është më pak e rëndesishme se ajo e Volsvagen-it. Në duhet të luftojmë për modernizim dhe për çrrënjosjen e disa kulturave politike të caktuara të së shkuarës, por kjo nuk mund të zgjidhet lehtësisht.”
 
Rama:Gjyqtarët që nuk justifikojnë pasurinë do përfundojnë në burg
Qeveria Shqiptare nisi një reformë në drejtësi, e miratuar me unanimitet ne Korrik te vitit 2016 me ndihmën e këshilltarëve Europiane dhe Amerikane. “Shqipëria do të jetë ndryshe në dhjetë vite”, thotë Edi Rama, i cili pranon se ligjet e zbatimit janë ende për tu votuar. Por është një reformë e thellë. "Ne vendosëm në vend një sistem kontrolli të gjyqtarëve. Në qoftë se ata nuk mund të justifikojnë pasuritë e tyre, atëherë do jenë subjekte të një procesi gjykimi dhe do të dënohen me burgim. Është një pastrim i pastër rrënjësor i shtëpisë së drejtësisë”.
 
Reforma vjen teksa fushata zgjedhore për zgjedhjet e 18 qershorit ka filluar. Opozita që përfaqëson krahun e djathtë, partinë Demokratike ka organizuar një demonstratë madhore në Tiranë, në fund të shkurtit dhe ka ngritur një tendë përballë zyrave qendrore të qeverisë duke kërkuar largimin e Edi Ramës. Ky i fundit është i vendosur të rikandidojë.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Lushnjë/ Zjarr në kodrat e ullishteve në fshatin Karbunarë! Era favorizon përhapjen e flakëve

Lushnjë/ Zjarr në kodrat e ullishteve në fshatin Karbunarë! Era favorizon përhapjen e flakëve