Rama për ‘France 24’:Ballkani
s'është fuçi baruti për Europën

Rama për ‘France 24’:Ballkani<br />s'është fuçi baruti për Europën
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në një intervistë për ‘France 24’ ka komentuar situatën në vend dhe në rajon.
  
Rama ka deklaruar se Ballkani nuk është një fuçi baruti për Europën duke e cilësuar të rëndësishëm integrimin e rajonit dhe të Shqipërisë në union.

Kreu i qeverisë gjatë intervistës ka sqaruar gazetaren se shqiptarët në Maqedoni nuk janë minoritet siç i cilësoi ajo, por një etni që përbëjnë 35% të popullsisë dhe e vetmja gjë që fqinjët duhet të bëjnë është respektimi i “Marrëveshjes së Ohrit".
 
“Në Maqedoni nuk ka minoritet shqiptar, ka etnicitet shqiptar, ka më shumë 35 % shqiptarë në Maqedoni. E vetmja gjë që duhet të bëjë Maqedonia është “Marrëveshja e Ohrit” e nënshkruar në udhëheqjen euroamerikane”. Ka deklaruar Rama.
 
Rama ka komentuar edhe reformën në drejtësi ku ritheksoi se do të bëhet në bashkëpunim me Bashkimin Europian. 

“Është një reformë që e kemi nisur në harmoni me misionin e drejtësisë së Bashkimit Europian dhe atë të Shteteve të Bashkuara”. Nuk besoj se BE dhe SHBA si partnerë strategjikë të Shqipërisë do të kishin pranuar një reformë që do të vinte dorë mbi drejtësinë”, është shprehur Rama.

Sa i përket protestës së opozitës dhe pyetjes “Përse ky dialog i pamundur?”, Rama është shprehur se “jemi demokraci e re dhe kemi ende për të mësuar dhe për të ngritur instrumente për një komunikim normal mes njerëzve dhe partive politike, por asgjë dramatike”.
  

Ndërsa pyetjes: “A mendoni se 27 vendet anëtare të BE janë lodhur me anëtarësime dhe do të mbyllin portat?”, Rama u përgjigj: "Nuk ka alternativë tjetër veç anëtarësimit. Integrimi në Be nuk është një udhëtim për të shkuar diku është rruga për të ndërtuar një shtet modern dhe një qeveri demokratike."

Kryeministri Rama gjithashtu ka sqaruar ndryshimet e fundit në qeveri ku tha se ata nuk janë pushuar nga akuzat, por për një riformatim. 
 
Në lidhje me situatën e kanabisit në vend kreu i qeverisë deklaroi se është një problem i trashëguar por 99% e prodhimit shkatërrohet.

Ndërsa fundi i intervistës u mbyll me një pyetje mbi bilancin e punës ku gazetarja u shpreh:  “ne jemi të çuditur disi për çështjen e mbetjeve, ju ishit kundër importit të tyre, nuk donit që vendi juaj të mbetej një kazan plehrash për Europën dhe tani ju lejuat importin e mbetjeve për të bërë riciklimin, pse ky ndryshim?”
 
Ndërsa kreu i qeverisë u përgjigj: “Kjo është broçkulla më e madhe që është thënë edhe këtu në Francë. Dakord por media më parë duhet të pyesë jo vetëm një burim e pastaj të thotë çfarë do. Ju e dini më mirë se unë se ka kushte për çdo vend që aderon për në BE, nuk bëhet fjalë për importim mbetjesh, por për të ashtuquajturën lista e gjelbër që në Shqipëri duam ta vendosim dhe është shumë e kufizuar në raport me rajonin dhe Europën çka do të thotë se nuk jemi ende në sinkronizim të plotë me rregulloren europiane. Kufizimi është shumë i fortë, të gjitha vendet e rajonit bëjnë më shumë se kaq, vendet e Europës gjithashtu, pse atëherë Shqipëria u quajtka kazan plehrash, duam thjesht të hyjmë në një epokë ku qelqi, letra, druri janë të riciklueshme”.

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Lushnjë/ Zjarr në kodrat e ullishteve në fshatin Karbunarë! Era favorizon përhapjen e flakëve

Lushnjë/ Zjarr në kodrat e ullishteve në fshatin Karbunarë! Era favorizon përhapjen e flakëve