Kryemninistri Rama po mban fjalën e tij në mbledhjen në Pallatin e Brigadave
“Po e nis me një episod që mund ta keni dëgjuar qëlloi në një nga ditët e qershorit që një kryetar bashkie shok i yni më erdhi shumë i acaruar me një grup qytetarësh që i kishin dalë në protestë për një problem diku në periferi. I kam gjetur në llum tha, nuk kishin rrugë, trotuare, e gropa. I bëra me rrugë me drita, me pemë, u bëra kopsht u vura edhe stola, janë mosmirënjohës. Ai shok dhe koleg jemi ne të gjithë. Se secili prej nesh e ka menduar qoftë edhe njëherë atë fjalë të keqe kur i ka ardhur shpirti në majë të hundës më marrëdhënie me punën. Ka menduar që janë mosmirënjohës. Kjo fjalë është pikënisja e perspektivës së re që na duhet.
Në përmbajtjen e saj gjendet kuptimi më i gabuar i fazës së re ku ka hyrë Shqipëria. Atyre që dolën në bulevard gjatë qershorit dhe atyre që kanë protestuar në heshtje e me zë, kudo, jo vetëm 6 qershorit por qysh pas zgjedhjeve. Ju nuk jeni mosmirënjohës, por matës i ri i standardeve tona. Ata që votuan për ne në qershor, dolën dhe u bashkuan me të tjerët edhe kur protesta drejtohej kundër meje sepse forca e saj përthithëse ishte më imponuese për ta sesa figura ime. Ata të administratës dolën edhe ata me të tjerët sepse Shqipëria e re që ne kemi ndërtuar nuk jeton me hijen e së vjetrës, ku njerëzit flakeshin nga puna e shtetit pse shkonin në një takim tonin në opozitë “, tha Rama.
Lajmi kryesor:
LIVE TV- Grupi i PS/ Rama: Dy dokumente për reflektimin mbi bulevardin e flamingove! Nis era e re e kërkesave, mbyllet epoka e mangësive










