Në fjalën e tij Kryeministri Rama theksoi se, ishte përmirësimi i imazhit të vendit, ai qe solli më shumë se çdo gjë tjetër marrjen e statusit të vendit kandidat.
"Marrja e statusit të vendit kandidat duket shembuli mëkuptimplotë i asaj që sjell ndryshimi i imazhit. Besoj se më shumë se të tjerat, ishte përmirësmi i ndjeshëm i imazhit të Shqipërisë që solli marrjen e statusit", tha Kryeministri Rama në fjalën e tij.
Kryeministri Rama u shpreh se ka mbaruar ajo kohë kur opozita ka qenë në shënjestër të diplomacisë, ndërsa shtoi se, sot kreu i opozitës sot është i barazvlefshëm me kryeministrin.
"Sot unë ndihem mirë që nuk ndihem më keq për ju. Ambasadorët me hir apo me pahir ishin në operacion për dëmtimin e imazhit të opozitës, në gjuhë të huaj. Shumë kush nga ju ka qenë këtu, kur unë nuk kam qenë, kur isha kreu i opozitës. Jo një herë jam ndjerë keq për ju, kur protokoll për kreun e opozitës nuk kishte. Jo në pak raste, opozita ishte shënjestër kryesore e diplomacisë së vendit tonë, në vendet kyçe të BE dhe SHBA. Vendi i kreut të opozitës, në protokollin diplomatik sot është i barasvlefshëm me vendin e kryeministrit", tha Rama.
Kryeministri gjithashtu vuri theksin te përmirësimi i marrëdhënieve rajonale, duke i cilësuar si një projet strategjik. "Marrëdhëniet rajonale të shihen si një sfidë dhe prioritet strategjik", porositi Kryeministri Rama ambasadorët. Gjithashtu kreu i qeverisë u shpreh edhe se vendi ynë duhet të jetë aktiv në marrëdhëniet me fqinjët dhe shtoi se diplomacia është një agjent i rëndësishëm ekonomik dhe kulturor.
"Le ta përshkojmë një çast rrugën që historia ka bërë për të mbërritur deri më sot. Mos të harrojmë se 100 vjet më oarë plasi Lufta e parë Botërore, dhe sot paqja ka ulur në tryezën e të ardhmes të gjithë. Pavarësisht të shkuarës së afërt apo të largët. Ne aktorët e sotëm të historisë së qeverisë e diplomacisë shqiptare, duhet ta ndjekim peshën e kohës që jetojmë. Marrëdhëniet rajonale kanë dalë në pah. Kur them këtë flas për marrëdhëniet mes shqiptarëve, dhe rajonit me Bashkimin Euopian. Nuk duhet të humbim sfidën e re të kohës e rajonit. Nuk kam parasysh këtu ndonjë gjë që është që nuk është jashtë kufijve të së mundshmes, por rritjen e shpejtësisë e cilësisë së diplomacisë, për tu kthyer në agjentë ekonomikë e kulturorë", theksoi Rama.
Kryeministri Rama gjithashtu u shpreh se duhet të transformojmë rolin e diplomatit, t'i kthejmë vlerat e nëpërkëmbura ndër vite.
"Diplomacia transformative duhet për të trasnformuar lidhjet mes vetë shqiptarëve kudo ku jetojnë duke forcuar gravitetin e Shqiëprisë në lidhje me ta si dhe të gjitha lidhjet e tjera që sot le ta themi në të shumtën e herës janë në një nivel kretj formal. Roli i diplomatit ka të bëjë me vlerat, me patriotizmin dhe me respektin për të ndryshmen. Vlera që jemi të gjithë dëshmitarë që u shkelën dhe nëpërkëmbën shumë për vite të tëra. Dy vlera që duhet t'i rikthejmë si vlera të paprekshme të diplomacisë sonë", tha Rama.
(vijon//f.n/