TIRANE-  “2013 është viti i ndryshimit”. Kështu shkruante në twitter dje kreu i PS, Edi Rama ndërsa përshëndeti fitoren e Borut Pahor në zgjedhjet presidenciale në Slloveni.

“Tjeter fitore e socialisteve! Sllovenia kthen syte majtas me një mbështetje spektakolare për socialistët: 67%! “ –Shkruante dje Rama në Twitter.
Më tej Rama theksonte “RILINDJE -2013, VITI I NDRYSHIMIT”

Ish-kryeministri socialdemokrat, Borut Pahor fitoi zgjedhjet presidenciale në Slloveni duke mundur presidentin aktual, Danilo Turk. Zgjedhjet u zhvilluan ndërsa vendi është përfshirë nga kriza ekonomike, që ka pasuar me protesta nga qytetarët. Sipas sondazheve, Borut Pahor ka marrë 67 për qind të votave dhe rivali i tij 33 për qind

Balotazh pasoi përleshjet e së premtes mes protestuesve kundër masave shtrënguese dhe policisë, nga të cilat 15 persona u plagosën dhe rreth 30 u arrestuan.
Ish republika jugosllave dhe tani anëtare e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian po përballet me një nga recesionet më të rënda në eurozonë.

(Redaksia online)
(sg/shqiptarja.com)