Rama peshkatarëve: Naftë pa akcizë,
shkollë peshkimi, kantier të ri

Rama peshkatarëve: Naftë pa akcizë,<br />shkollë peshkimi, kantier të ri
DURRËS -  Fokus edhe ndaj industrisë së peshkimit në bashkëpunim të ngushtë me përfaqësuesit e shoqatave të sipërmarrjes së peshkimit. Këtë ka premtuar pas 23 qershorit kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama në Durrës. I shoqëruar nga deputetët e Durrësit; Klodiana Spahiu, Blendi Klosi, Ilir Beqja dhe kryebashkiaku i këtij qyteti, Vangjush Dako, Rama ka zhvilluar një takim në portin e Durrësit me peshkatarët që ushtrojnë aktivitetin e tyre në këtë port.

Peshkatarët janë shfaqur mjaft të irrituar nga mashtrimet e vazhdueshme të kryeministrit në ikje. “Thotë ai kam bërë, kam bërë, çfarë ka bërë, s’ka bërë asgjë. Vetëm ka shkatërruar Saliu, biles duhet të japë llogari ku kanë shkuar fondet tona, që kanë ardhur për peshkimin, ku kanë shkuar?! Duhet të japë patjetër llogari Berisha për këtë punë dhe për shumë gjëra”, është shprehur një grua e moshuar, që punon ende në këtë sektor. Ndërsa peshkatarët e tjerë, por edhe sipërmarrësit e kësaj fushe kanë shprehur shqetësimet që lidhen me taksat,çmimin e papërballueshëm të naftës që rrit edhe kostot, kantierin për riparimin e anijeve dhe mungesën e një shkolle profesionale për të përgatitur peshkatarët e rinj.

Nga ana e tij kryetari, Edi Rama ka theksuar se përfaqësuesit e PS kanë mbajtur kontakte të vazhdueshme me përfaqësuesit e peshkatarëve duke pasqyruar në programin për një Rilindje Shqiptare të gjitha shqetësimet, por edhe zgjidhjen e problemeve të tyre kryesore. Kështu, zgjidhja për çmimin e naftës, ndërtimi i Portit të ri të peshkimit dhe kantierit për riparimin e anijeve, si dhe hapja e shkollës profesionale të peshkimit do të jenë masat e para që do të marrë qeveria pas 23 qershorit.  “Do ta realizojmë bashkërisht, që nafta të jepet këtu dhe të jepet pa akcizë, të jepet pa taksën e qarkullimit, me këtë do fillojmë. Naftën, shkollën profesionale, kantierin, këto të tria do t’i trajtojmë bashkërisht, do të punojmë bashkërisht, do t’i zgjidhim bashkërisht. Unë ju premtoj që do të jem avokati dhe partneri juaj i drejtpërdrejtë”, është shprehur Rama, i cili së fundi u ka premtuar peshkatarëve se brenda pak kohësh do të jetë sërish mes tyre, për të diskutuar dhe zgjidhur problemet që i shqetësojnë dhe jo duke pritur fushatën tjetër elektorale siç bën kundërshtari i tij politik.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Netanyahu do të apelojë urdhrin e arrestit të lëshuar nga GJPN

Netanyahu do të apelojë urdhrin e arrestit të lëshuar nga GJPN