Rama:Pikë të përbashkët doganore.
Zaev:Ja memorandumet që firmosëm
Pas mbledhjes së parë mes dy qeverive të Shqipërisë dhe të Maqedonisë, kryeministrat e dy vendeve kanë dalë në një konferencë, ku kanë vënë theksin te forcimi i bashkëpunimit. Nga ana e tij, kryeministri Rama deklaroi se do punohet intensivisht që deri në mbledhjen e dytë mes dy qeverive dy vendet të kenë pikën e parë të përbashkët doganore.
Pas mbledhjes së parë mes dy qeverive të Shqipërisë dhe të Maqedonisë, kryeministrat e dy vendeve kanë dalë në një konferencë, ku kanë vënë theksin te forcimi i bashkëpunimit. Nga ana e tij, kryeministri Rama deklaroi se do punohet intensivisht që deri në mbledhjen e dytë mes dy qeverive dy vendet të kenë pikën e parë të përbashkët doganore.
“Do punojmë intensivisht që të kemi pikën e parë të përbashkët doganore deri në mbledhjen e dytë mes dy qeverive. Forcimi i bashkëpunimit ndërkufitar u identifikua si një përmasë me rëndësi të veçantë gjatë mbledhjes. Nesër do vizitojmë komunitetin maqedonas që jeton në bashkinë e vogël të Pustecit”, deklaroi shefi i ekzekutivit shqiptar.
Nga ana tjetër, homologu maqedonas e cilësoi mbledhjen mes dy qeverive, të zhvilluar në Pogradec, me rëndësi të veçantë dhe një mesazh për rajonin, që ka në fokus forcimin e gjithë rajonit dhe Ballkanit Perëndimor dhe integrimin e tij në familjen evropiane.
“Kjo mbledhje hap kapitull të ri në marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve. Ky është një mesazh në rajon, që dy qeveritë iu prijnë shtetasve pa paragjykime. Jemi të hapur, punojmë që të përmirësojmë cilësinë e jetës dhe për një të ardhme më të sigurt të vendeve tona në familjen evropiane. Do fuqizojmë bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe kjo na çon në një hap përpara për një të ardhme më të mirë.
Sot firmosëm disa marrëveshje e memorandume, në fushën e sigurisë, arsimit, bashkëpunimit qeveritar. Biseduam për angazhime të rritura, për zhvillimin e infrastrukturës, për një zhvillim hekurudhor. Konfirmuam se ekziston një interes i madh të vazhdojë aksi që po ndërtohet nga pala shqiptare në daljen drejt Dibrës, që të vazhdojë ndërtimi i këtij aksi të rëndësishëm.
Dy vendet e zbatojnë vizionin për ardhmërinë e përbashkët si rajon i integruar në BE. Më 2018 do fillojmë negociatat për integrimin në BE, edhe ne si Republikë e Maqedonisë, edhe Shqipëria. E rëndësishme është edhe anëtarësimi në NATO i Maqedonisë. Është me rëndësi që Shqipëria e njeh momentin me shanse për një zhvillim rajonal në integrimin e Ballkanit Perëndimor.
Dërgova një ftesë që takimi i radhës më 2018 të mbahet në Ohër ose në Strugë, në pjesën e parë të vitit 2018. Komuniteti maqedonas në Pustes është një urë lidhëse mes dy vendeve. Kjo është ardhmëria jonë e përbashkët për vitin 2018, shpresojmë të jetë e lumtur për të gjithë qytetarët e të dy vendeve”, deklaroi Zaev.
d.c./shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?
-
Më mirë
29%
-
Njësoj
16.1%
-
Më keq
55%
Vota total: 5159
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
U mposht nga një 'mashkull', boksierja italiane e shokuar: Pyesja veten me kë po përballem? Nuk ngjitem më në ring
2 Gusht, 10:00
-
Dosja e vëllezërve 'Çopja'/ Ish-gjyqtarja e Elbasanit në GJKKO për t’u njohur me masën ‘arrest në shtëpi’
2 Gusht, 09:47
-
Nga banda e ‘Diabolikut’ te prangat në Dubai, merr fund arratia për ‘mbretin e narkotikëve’, Dorian Petoku! Si u arratis nga qendra e rehabilitimit në Itali
2 Gusht, 09:42
-
Aeroporti i Shkupit reagon pasi tentuan t’i marrin telefonin Vjosa Osmanit: Vepruam në përputhje me ligjin! Gërvalla: Kemi kërkuar sqarime
2 Gusht, 09:40
-
Olimpiada/ E bija fitoi medaljen e artë, i ati arrestohet në Paris për sulm seksual
2 Gusht, 09:30
-
Rama me pushime në Dhërmi, mesazh për turizmin: 1.2 mln pasagjerë në korrik nga Rinasi, rritet edhe fluksi nga Kosova! Gojët me qime na duhen kundër syrit të keq
2 Gusht, 09:26
-
Eduard Zaloshnja: Rreth 1900 emigrantë votuan vjet në Bashkinë Himarë, po sivjet?
2 Gusht, 09:13
-
Futbolli shqiptar dështoi në Kupat e Evropës, UEFA akordon 2.31 mln euro për katër klubet e Superligës
2 Gusht, 09:07
-
Në kërkim për kanosje e ngacmimin seksual, 62-vjeçari kapet në Gjermani! Pritet ekstradimi në Shqipëri
2 Gusht, 08:55
-
Zjarret/ Ministri Vengu në Qendrën Operacionale të Mbrojtjes Civile: Bashkëpunimi me Bashkitë dhe modernizimi i mjeteve, me rëndësi për reagim të shpejtë
2 Gusht, 08:44
-
Incidenti me Osmanin në aeroportin e Shkupit, Ministria e Jashtme e Kosovës: Trajtim jodinjitoz, kemi kërkuar sqarime
2 Gusht, 08:39
-
Paris 2024/ Dominon Kina, SHBA-të në ndjekje! Medaljet e fituara pas ditës së gjashtë në Olimpiadë
2 Gusht, 08:33