Kryebashkiakja e Durrësit, Emirajna Sako është e ftuara e radhës në podcastin e Kryeministrit Rama. Ky i fundit ka publikuar një pjesë të shkurtër nga podcasti që do të transmetohet të shtunën. Sako do të flasë për punën e saj në krye të bashkisë së Durrësit, por pa lënë pas edhe detaje nga jeta e saj familjare.
Kreu i qeverisë me batuta i thotë Sakos se sa herë i ka thënë burri që ta lërë këtë punë, por kryebashkiaja thotë se e ka paralajmëruar që para se t’i futej rrugës së politikës.
Sako: Kujtoj nga ju frazën, merr një krevat dhe fli në bashki tani.
Rama: Ju edhe ballë për ballë kur jeni me mua nuk i thoni gjërat siç i mendoni të gjitha
Sako: Atje duhej të merrja nja tre mjete që të shkoja në punë.
Rama: Sa herë të ka thënë burri po ca merresh me këtë punë, po lërë fare?
Sako: Para se të thoja po, i kam thënë shiko po të pyes që mos të më thuash pastaj po i lë kalamajtë rrugëve.
Rama: Për një fëmijë t’i bëre dy.
Sako: Tomas dhe Greg, binjakë, identik të dy.
-
emision i cili ben qe cdokush qe eshte i ftuar aty te njihet edhe me shume
Përgjigju -
E ku ka me bukur qe bashkia e nje qyteti si Durresi te kete per kandidate nje femer
Përgjigju -
Eshte me te vertete nje bisede unteresante ku kjo zonje do te njihet akoma dhe me shume per postin qe do kete
Përgjigju -
Po tevti thone ti te heq nga puna o ramuc. Sje burre
Përgjigju -
nje bised interesante qe do i shfaqi interes publikut
Përgjigju -
Shqiperi te kam ... ste morem vesh asnjehere-thoshte Konica. Dhe sot fytyra e "tartakutit" qe paralajmeronte Konica eshte jo me e fshehte, por hapur dhe madje me propogande podcast!!! Te presim ne serine e radhes Don Lazen e Durresit...cpyetje valle do kete kryemafiozi i Shqiperise??
Përgjigju











Komente
Komento