Kryeministri Edi Rama, ka publikuar fjalët e aktorit dhe të regjisorit Spiro Duni i cili shprehet se godita e re e Teatrit është emergjencë kombëtare në këtë atdhe zhurmëmadh.
Ky postim i Ramës vjen në një kohë debatesh ku disa aktorë kanë dalë kundër shembjes dhe ndërtimit të një teatri të ri ndërsa disa të tjerë duan ndërtimin e një godine të re.
Postimi i Ramës:
Spiro Duni, aktor dhe regjizor që është ngjitur vetë dhe ka ngjitur trupa aktorësh në skenën e Teatrit Kombëtar, duke krijuar vlera e promovuar talente, kërkon si shumica dërrmuese e komunitetit teatror, që karakatina e qerestesë, tanimë e kthyer në kështjellën prej tallashi të politikanëve aktorë e të aktorëve politikanë, të shembet një orë e më parë për t’ia lënë vendin godinës së re të Teatrit Kombëtar.
SPIRO DUNI:
Ndërtimi i Teatrit të ri është emergjencë kombëtare në këtë atdhe zhurmëmadh! Asnjë cm2 nuk cenohet nga ky truall dhe besoj që të zotët ndër vite do të kenë stendat e tyre të mirënjohjes në hollet e tempullit të ri!