Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka pranuar ftesën e propozuar nga Kryetari i Kuvendit për t’iu bashkuar tryezës së diskutimeve për gjetjen e konsensusit për miratimin e Reformës në Drejtësi.
Rama ka shkruar në facebook se është i gatshëm të ulet në çdo moment në tryezën e propozuar nga Ilir Meta.
''I gatshem te ulem ne çdo moment ne tryezen e propozuar nga I.Meta! Çdo diskutim sy me sy per Reformen ne Drejtesi deri ne 21korrik i'a vlen'' shkruan Rama.
Kreu i ekzekutivit në reagimin e tij në rrjetin social nuk ka komentuar deklaratën e kreut të Kuvendit dhe aleatit kryesor në koalicion për qeveri ekpertesh deri te zgjedhje.
Kështu kryeministri Rama së bashku me ambasadorët e SHBA dhe BE në Tiranë pranojnë ftesën e kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta për të diskutuar nesër mbi gjetjen e konsensusit për Reformën në Drejtësi, ndërsa pritet përgjigja e kreut të PD, Lulzim Basha.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com