■ Rama premtoi edhe heqjen e pagesës për shërbimet shëndetësore apo legalizime pa pagesë për qytetarët. Nuk e rrit kjo borxhin publik?
Këtu kemi të bëjmë me premtime të qeverisë së re. Pra, testamenti financiar i qeverisë së vjetër ka të bëjë me atë barrë borxhi që Ekzekutivi në ikje i le ngarkim të riut. Jo me atë, që mund të marrë përsipër qeveria e re, në përputhje me programin e saj. Natyrisht, këtu shtrohet pyetja e ligjshme: si do t’ia bëjë qeveria Rama që të plotësojë premtimet e saj, kur ekonomia e vendit rrezikon të shembet nën peshën e një borxhi të madh? Këtu qendron edhe sfida më e madhe e kësaj qeveria.
■ Në këto kushte, a mund të përballohen borxhet e vjetra që këtë vit?
Nga ky vit mbeten edhe 3-4 muaj, nga momenti kur vjen në pushtet qeveria e re. Buxheti i këtij viti do të mbajë patjetër peshën e mosrealizimeve të muajve të mëparshëm, që zenë pjesën më të madhe të tij. Por, mund të merren masa emergjente që tani, në mënyrë që borxhi të mos rritet më, ndërkohë që të gjenden mënyra për të shmangur bllokimin e privatit dhe krijimin e një situate më të favorshme për të investuar, duke luftuar korrupsionin në rradhë të parë.
/Shqiptarja.com