Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku përmes një statusi në facebook reagoi mbi deklaratën e kryeministrit për rritjen e pagave në vend.

Ajo tha se çdo parti politike ka në programin e saj rritjen e pagës minimale, sepse ky është qëllimi i politikës të rrisë nivelin e jetesës, e për pasojë shtoi se kjo nuk duhet të bazohet në interesa elektorale pak para zgjedhjeve. Për Tabakun, kodi zgjedhor nuk  e lejon diçka të tillë.

Më tej ajo u shpreh se buxheti i shtetit është kthyer në një letër pa vlerë që ndryshon sa herë i teket qeverisë duke humbur çdo koncept planifikimi; strategjie e vizioni! Rritja  e pagës e pabazuar sipas saj do të rrisë informalitetin , inflacionin, kostot te biznesi dhe mbi të gjitha do të marre 16 mln euro më shumë nga shtresa e mesme.

“Në një ekonomi që nuk prodhon, që ka model zhvillimi ndërtimin; që nuk ka garë e meritokraci në punët publike; në një ekonomi që ka nxitur e rritur pabarazinë është e tepërt të kërkosh normalitet! 
Çdo politike duhet të jetë e bazuar në atë që kërkon tregu; dhe jo në fitimin e garave imagjinare me r Kreu i qeverisë, Edi Rama i përgjigjet të gjithë atyre që kërkojnë rritjen e pagës minimale në 70 ose 80 mijë lekë duke thënë se përllogaritje nuk bazohet në dëshirat që kanë por në produktivitetin ekonomik. Rama u shpreh se nuk e kanë harruar premtimin për pensionistët, për të cilët tha se është gati shpërblimi i radhës që do të mblidhet nga taksa e jashtëzakonshme që do paguajnë prodhuesit e energjisë.Rajonin, i cili ka kohë na ka lënë pas! ”, përmbylli Tabaku në deklaratën e  saj.

 

Ky reagim i znj.Tabaku erdhi  menjëherë pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, paraditen e sotme ku premtoi se do e çojnë në 45 mijë lekë pagën minimale në vend në fund të këtij mandati. Në një postim në Facebook, kryeministri thotë se rritja e kësaj page minimale do të riekuilibrojë piramidën e pagave pasi do të sjellë edhe rritje të pagës mesatare.

Gjithashtu nga Elbasani ku uroi Ditën e Verës, Rama u shpreh se nuk e kanë harruar premtimin për pensionistët, për të cilët tha se është së shpejti do të jepet shpërblimi i radhës që do të mblidhet nga taksa e jashtëzakonshme që do paguajnë prodhuesit e energjisë.