Rama: Presim negociatat me BE
Knut Fleckenstein:Hapen në 2018

Rama: Presim negociatat me BE<br />Knut Fleckenstein:Hapen në 2018
Raportuesi për Shqipërinë në PE, Knut Fleckenstein pas vizitës në Shqipëri përmes një statusi në Facebook ka përmbledhur mesazhin që dha në Tiranë me zyrtarët më të lartë të shtetit.
 
Knut Fleckenstein thekson sërish se nuk do të ketë kushte shtesë për Shqipërinë, ndërsa kërkon që të ecet me zbatimin e reformave që janë nisur, teksa kryesorja është ajo në Drejtësi.
 
Asnjë kusht shtesë!" Ky ishte mesazhi im, të cilin e lashë kur vizitova Shqipërinë si raportues për Parlamentin Evropian.
 
Në diskutimet me presidentin e Republikës, me kryetarin e parlamentit, me kryetarët e grupeve politike dhe ministrat për çështjet e Brendshme dhe Drejtësinë, si dhe me ambasadorët e shteteve anëtare të BE-së.
 
Nëse reformat në vend vazhdojnë, negociatat e pranimit duhet të hapen në gjysmën e parë të vitit 2018.
 
Njerëzit në Shqipëri shpresojnë për të dhe e meritojnë atë. Hapja e negociatave fillon një proces shumë-vjetor të afrimit.
 
Kohëzgjatja e negociatave varet nga zbatimi i shumë reformave, por njerëzit do të shohin: ne në BE duam të bëjmë përparim
” shprehet ai.
 
Mesazhi i Knut Fleckenstein vjen disa orë pas fjalimit të Ramës në OKB. Kryeministri shqiptar nga SHBA u shpreh se pret hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.
 
Prioritet i Shqipërisë është integrimi në BE. Ne jemi të vetëdijshëm se është angazhimi ynë për të bërë reformat për shpejtësinë në vendimit të BE.
 
Duam të masim progresin me rezultate sikur është reforma në drejtësi. Presim që BE të hapë rrugën për negociatat, do të jetë një moment historik për ne dhe inkurajim për reformat.
 
Shpresojmë që BE, pavarësisht krizës aktuale, zgjerimin ta ketë prioritet. Aq sa Shqipëria ka nevojë për BE, aq edhe BE ka nevojë për një Ballkan më të zhvilluar e të qëndrueshëm
” deklaroi Rama dje.
 
dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Gratë e PD-së së Sali Berishës dhe Rajmonda, gruaja e Aleks Nikës, vrarë me 21 janar 2011

Gratë e PD-së së Sali Berishës dhe Rajmonda, gruaja e Aleks Nikës, vrarë me 21 janar 2011