Rama pret Limajn, në fokus
mbledhja e përbashkët e qeverive

Rama pret Limajn, në fokus<br />mbledhja e përbashkët e qeverive<br>
Qeveria shqiptare është e interesuar për thellimin e bashkëpunimit me Kosovën dhe në këtë kuadër, në mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive më 27 nëntor, në Korçë, do të miratohen edhe një sërë marrëveshjesh bashkëpunimi.

Kjo u konfirmua gjatë takimit në Tiranë, mes Kryeministrit Edi Rama dhe Zëvendëskryeministrit të Republikës së Kosovës, Fatmir Limaj, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri. Palët kërkuan që marrëveshjet që do të zyrtarizohen në mbledhjen e përbashkët më 27 nëntor, të finalizohen deri në datën 10 nëntor.

Zëvendëskryeministri Limaj shprehu vullnetin e Qeverisë së Kosovës për zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani, por edhe për konkretizimin e marrëveshjeve të reja para mbledhjes së 27 nëntorit. “Janë një numër marrëveshjesh konkrete të cilat duhet të fillohet të implementohen dhe për nënshkrimin e marrëveshjeve të reja. Si Qeveri e Kosovës jemi të vendosur që marrëveshjet e arritura deri më tani të mos mbeten në letër, por të zbatohen në praktikë”, tha Limaj.

Gjatë vizitës në Tiranë, Limaj u takua edhe me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati. Zëvendëskryeministri Limaj është caktuar si përgjegjës për udhëheqjen e politikave ekonomike mes Kosovës dhe Shqipërisë. Kjo detyrë i është dhënë zëvendëskryeministrit Limaj me qëllim thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror dhe mbikëqyrjes së zbatimit të marrëveshjeve të arritura dhe atyre që do të nënshkruhen në të ardhmen. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës