Kryeministri Edi Rama prit sot në takim Ministrin e Jashtëm dhe atë të Drejtësisë të Austrisë, Sebastian Kurz dhe Wolfgang Brandstetter, të cilët që në nisje të takimit theksuan se qëllimi i kësaj vizite ishte shprehja e mbështetjes që Austria i jep Shqipërisë dhe statusit të saj të vendit kandidat në Bashkimin Europian.
Kryeministri Rama i falenderoi për mbështetjen e vazhdueshme të Austrisë. Kryeministri falenderoi Ministrin Kurz për nismën për t’ju drejtuar me një letër homologëve të tij në BE, për të mbështetur statusin kandidat për Shqipërinë.
Në takim u ndanë mendime rreth qasjes europiane ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor. Kryeministri Rama rikonfirmoi pikëpamjen se është pikërisht aspirata europiane e të gjitha vendeve të rajonit që bëri që ky të jetë viti i parë në paqe. Rajoni si i tërë e kuptoi se Europa është më e rëndësishme se konfliktet. Por që kjo arritje të jetë e qëndrueshme, në bindjen e Kryeministrit Rama, kërkon shtyrjen përpara të bashkëpunimit rajonal dhe gjetjen e hapësirave të reja për të mbështetur edhe financiarisht, bashkëpunimin me rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në këtë drejtim, Austria si mbështetëse e rajonit mund të luajë një rol të rëndësishëm.
Në takim u fol edhe për rritjen e bashkëpunimit dypalësh dhe për reformën në sistemin e drejtësisë. Kryeministri, nënvizoi se Qeveria është e vendosur në këtë sfidë jetike për shoqërinë shqiptare.
Ministri i Drejtësisë Brandstetter ofroi mbështetjen e Austrisë, në të gjitha përpjekjet e Qeverisë për reformimin e sistemit të drejtësisë.
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.9%
-
Jo
62.2%
-
Deri diku
5.8%
Vota total: 2928
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zelensky flet për herë të parë për armëpushim: Ukraina në NATO, heq dorë nga territoret e pushtuara ruse
29 Nëntor, 22:48
-
Skandali me flamurin shqiptar, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Procedim disiplinor për policin, ka detyrim të respektojë simbolet e çdo bashkësie etnike
29 Nëntor, 22:32
-
Historike në Britani/ Parlamenti miraton me shumicë votash draftin për eutanazinë, ose vdekjen e asistuar!
29 Nëntor, 22:32
-
Shkrumbohet nga flakët magazina në Kurbin, Report Tv sjell pamjet! Shtëllunga të mëdha tymi në zonë
29 Nëntor, 22:21
-
Festa e 28 Nëntorit/ Paraburgim për shqiptarët që dogjën flamurin e Maqedonisë! BDI: Të dorëhiqet ministri i Brendshëm
29 Nëntor, 22:18
-
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania dislokon trupa
29 Nëntor, 22:18
-
Hidhet bojë me dron mbi Ambasadën ruse në Suedi
29 Nëntor, 22:05
-
'Revolucioni i Qershorit 1924!' 'Elektroshok' nga profesor Ardian Ndreca
29 Nëntor, 22:05
-
Zjarr i madh në një fabrikë këpucësh në Kurbin, rrezikohen banesa! Zjarrfikësit në luftë më flakët, bllokohet aksi Milot-Laç (VIDEO)
29 Nëntor, 22:04
-
Në Siri po rindizet lufta civile, rebelët futen në Aleppo për herë të parë pas 8 vitesh
29 Nëntor, 21:55
-
E bleu 6.2 milionë dollarë në një ankand, miliarderi Justin Sun ha bananen ‘Cattelan’ (VIDEO)
29 Nëntor, 21:46
-
‘Shqipëria ka marr vëmendje të madhe, amerikanët blejnë shtëpi këtu’, Marko Kepi në Report Tv: S’merremi me politikë, e shohim si përçarje! Duhen kandidatë që përfaqësojnë diasporën, jo partinë
29 Nëntor, 21:18