Rama pret Thaçin: Vazhdimësi
për projektet mes dy qeverive

Rama pret Thaçin: Vazhdimësi<br />për projektet mes dy qeverive
Kryeministri Edi Rama priti sot në një takim Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po zhvillon një vizitë në Tiranë.

Takimi u përqendrua në ecurinë e axhendës së përbashkët të projekteve mes dy vendeve dhe përgatitjen për takimin e dytë mes dy qeverive.

Kryeministri Rama dhe Ministri i Jashtëm Thaçi theksuan angazhimin dhe përkushtimin e ndërsjellë të dy qeverive për të forcuar edhe më tej bashkëpunimin në sektorë për të cilët janë dakordësuar projekte të rëndësishme si në arsim, infrastrukturë, dogana etj, si dhe shprehën vullnetin për hapësira të reja bashkëpunimi. Në takim u bisedua ndër të tjera edhe për zhvillimet në rajon. 


hashim thaci 2

Në një postim në rrjetin social facebook, Thaçi shkruan se "Jemi mirënjohës për punën e madhe që bën Edi në promovimin dhe forcimin e marrëdhënieve midis dy vendeve".

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Mziu e shtyu, reagon Milva Ekonomi: E keqardhur për nivelin ku kanë degraduar kolegët e opozitës, dhuna po kalon çdo kufi, dëmton Shqipërinë!

Mziu e shtyu, reagon Milva Ekonomi: E keqardhur për nivelin ku kanë degraduar kolegët e opozitës, dhuna po kalon çdo kufi, dëmton Shqipërinë!