Rama prezanton Bordin e Akreditimit të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë: Në këtë tavolinë dhe në qeveri jam i vetmi anëtar pa master

TIRANË- Arsimi është një nga hallkat që do të fokusohet mandati i tretë i qeverisë Edi Rama, siç ai vetë e ka bërë publike, e ndërsa sot në kuadër të këtij objektivi ai bërë publik emrat e Bordit të Akreditimit i Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë.

Në përbërje të saj janë “ekspertë të nivelit më të lartë ndërkombëtarë, shqiptarë që shkëlqejnë në botën akademike jashtë vendit si edhe të huaj që mishërojnë kriteret më të larta të botës akademike”, tha Rama, teksa para tyre shtroi një sërë problemesh me të cilët përballet arsimi sot. Ai solli në vëmendje numrin e lartë të juristëve që dalin nga shkolla në një vit akademik, e ndërsa një tjetër problematik është edhe dhënia e doktoraturave “pa kriter”, ku nuk nguroi që të bënte ironi dhe me veten.

“Jam i vetmi anëtar pa master në qeveri dhe më është dukur interesante për ta thënë që Akademia e Arteve është futur në një proces doktoraturash dhe kolegët e mi që janë vërtetë shumë të vlerësueshëm në fushën e krijimit janë futur në profesor doktor, me tituj shkencor, më duket pak si interesante që unë të isha profesor, doktor, se rruga e krijimtarisë është krejt tjetër dhe e shkencash është krejt tjetër”, tha Rama.

Rama tha se nuk është i kënaqur nga situata në të cilën ndodhet sot arsimi dhe atë që sheh më alarmante është mundësia e ofrimit të studimeve të larta sipas standardeve Europiane dhe kjo duhet bërë duke u ofruar atyre një alternativë. Për këtë po punohet edhe për afrimin e Universiteteve të huaja në Shqipëri.

“Ne nuk jemi aspak të lumtur dhe të kënaqur dhe situata sot në universitete s’është situatë që na jep mundësinë të flemë të qetë. Problematikat sot janë shumë serioze dhe sfida më e madhe për ne si qeveri është si mund të arrijmë t’i japim vajzave dhe djemve që studiojnë këtu në shkollë të mesme e mbarojnë me rezultate të shkëlqyera një zgjedhje alternative me zgjedhjen për të ikur jashtë. S’kemi arsye të mendojmë se duhet të frenojmë shkuarjen e të rinjve në universitetet më prestigjioze por fakti që midis tyre janë plot ata që largohen drejt universiteteve të huaja jo domososhmërisht më prestigjjioze në shumë raste për shkak se këtu aleternativa është larg së qeni tërheqëse është një fakt që ne na bën kokëulur sot për atë ku duhet të jemi. Krenaria për atë që kemi bërë për të vendosur një bazë nuk është një ngushëllim për të mos parë në sy situatën e vështirë me të cilën ne duhet të përballemi me sukses.
Për të gjithë ju këtu angazhimi në këtë bord është një sens misioni për të ndimuar që arsimi i lartë në Shqipëri të shkojë më përpara”, u shpreh Rama.

Megjithatë, ndonëse nuk është i kënaqur me situatën e tanishme në arsim, Rama vë theksin se që nga viti 2013 ky sektor ka pasur një rritje të ndjeshme, pasi sipas tij, sot baza është meritokracia.

“Vijmë nga një rrugë shumë e përpjetë, pak vite më parë u përballëm me një situate që ishte një rrjet universitetesh i shthurur dhe thurur sipas orekseve politike dhe jashtë standarteve. Jepeshin diploma për larje, punime hidraulike, zdrukthtarie e punime të tjera në funksion të pronarëve të universiteteve qoftë për infrastrukturën e uiniversitetit qoftë për shpinë e parë apo të dytë të pronarit, dhe pjesë e pagesës, e këto janë gjëra të regjistrutra, për të hyrë në universitet e marrjen e diplomës ishte dhe dhënia e lopëve, deleve, fasuleve, orizit, zhavorrit e druve të zjarrit. Studentë që nuk hynin dot në universitete publike, që vinin nga familje relativisht të varfra, që nuk kishim mundësi të paguanin tarifat e ofronin për pronarët cfarë të ksihin mundësi si lëndë të parë. Ka pasur regjistra, dhe këtu flasim për vitin 2013 jo 1913, themeltarë universitetesh ku përshkruhej se X diploma janë tërhequr nga shefi, e nuk dihet se kush i kishte marrë, pra ishin indurgjenca që u jepeshin personave që nuk kishin ardhur asnjë ditë në universitet”, tha ai.

 

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja