Rama prezanton Peçin në Tepelenë:
Kandidatët e PD s'i duhen as dreqit

Rama prezanton Peçin në Tepelenë:<br />Kandidatët e PD s'i duhen as dreqit
TEPELENË- Kryeministri Edi Rama është ndalur sot në qytetin e Tepelenës, ku ka prezantuar Tërmet Peçin si kandidat të Aleancës për Shqipërinë Europiane për bashkinë e Tepelenës, në zgjedhjet e 21 qershorit. Në fjalën e tij Rama ka theksuar, se vota e 23 qershorit i ka hapur rrugë investimeve në Tepelenë për ta kthyer atë një qytet turistik.

Është vota e 23 qershorit që i hapi rrugë investimeve për Tepelenën. Ajo që ka ndodhur në 18 muaj është vetëm fillimi i një pune për transformimin e Tepelenës një nga qytetet më të bukura”, tha Rama

Duke evidentuar reformat të cilat janë ndërmarrë në 18 muajt e qeverisjes së tij dhe kanë sjellë transformim në këtë qytet, Rama ka theksuar se janë të gjitha këto arsyet se përse qytetarët e Tepelenës do të votojnë për Tërmet Pecin dhe do të mundësojnë një fitore “Publicitare” për të.   

“Kemi ndërtuar sëbashku një sërë projektesh, që rinxorrën në pah këtë kala që është një vlerë e trashkimnisë kulturore për të gjithë tepelenën por edhe për të gjithë shqipërinë. Dhe jam i sigurtë që këtu do të ndalen vizitorë të shumtë nga brenda dhe jashtë shqipërisë. Këto monumente duke mos na harruar kurrë se nga vijmë na përcaktojnë qartë se ku duam të shkojmë. Para 18 muajsh Tepelena ishte e rrethuar dhe e izoluar nga pushteti armiqësorë në Tiranë. Ku bashkitë e drejtuara nga socialistët donte ti merrte me çdo kusht. Duke i lënë njerëzit në rrënim dhe mjerim. Është vota e 23 qershorit që i hapi rrugë investimeve për Tepelenën. Pavarsisht harresës dhe braktisjes, Tepelena nuk e braktisi kurrë Partinë Socialiste. Ne në 18 muaj nuk kemi reshtur së punuari për ti kthyer Tepelenës atë që meriton. Ajo që ka ndodhur në 18 muaj është vetëm fillimi i një pune për transformimin e Tepelenës një nga qytetet më të bukura: Si rrugët që lidhin qytetin me spitalin, bulevardi, shkollat dhe të tjera aspekte”, theksoi Rama.

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Karrigedjegurit

Mero Baze: Karrigedjegurit