Rama prezanton prefektët e rinj:
Ja kush janë 12 ish-ushtarakët

Rama prezanton prefektët e rinj:<br />Ja kush janë 12 ish-ushtarakët<br /><br>
Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra të gjithë prefektët e vendit dhe ka emëruar të rinjtë. Në një dalje për media pas këtij vendimi, Rama ka zbuluar emrat e prefektëve të rinj, të cilët janë të gjithë ish-ushtarakë, ndërsa shtoi se ky institucion ka qenë deri më tani në hije.

I pari i qeverisë nuk komentoi vendimin e papritur për të larguar prefektët, por tha se faza e re e procesit të qeverisjes kërkon ridimension tërësor edhe te institucioni i Prefekturës.

Urime prefektëve të rinj; Jemi në një fazë të re të procesit të qeverisjes. Pas një sërë reformash, administrativja shënoi një kapitull të ri dhe shtetbërja.

Jemi një celjen e një faze të re, që lipset edhe një institucion i Prefektit i ridemensionuar tërësisht si përfaqësues i Kryeministrit dhe qeverisë në cdo qark. Padyshim ky institucion mbeti në hije, ndërkohë dinamika e re si edhe pritshmëritë e larta që njerëzit kanë kërkojnë një qasje dhe profil të ri të figurës së Prefektit.

Kemi ndërtuar një proces për rreth 40 ditë në mënyrë aktive por edhe skrupuloze kemi vlerësuar një numër kandidaturash nga radhët e ushtarakëve të lartë që nuk janë më pjesë e FA, por që janë mbartës të një eksperiencë të çmuar që nuk kemi luksin të mos e përdorim.

Na ka interesuar profili, pasi kemi bërë një analizë dhe kemi kaluar në filtër kandidaturat duke vlerësuar 12 Prefektët e rinj për përgjegjësinë për shërbim publik për formimin e tyre të lartë profesional dhe aftësitë menaxhuese.

Për eksperiencën e gjatë në drejtim dhe të çmuar që ata sjellin edhe në një fushë vit pas viti po bëhet prioritare sikur janë emergjencat civile, por edhe vëzhgimi dhe luftës ndaj korrupsionit. Pa harruar faktin do të paraqesim edhe hapa të drejtë. Faza e dytë e betejës së hapur kundër rrjeteve kriminale të kanabisit për të rimarrë për publikun asetet e tyre, roli i Prefektëve merr një rëndësi të veçantë.

Kërkohet edhe një transformim rrënjësor në zyrat ku do të hyjnë për të vendosur në kontroll në të gjithë fushën e përgjegjësisë, por edhe një kullë vrojtimi për veprimtarinë shtetërore në kontroll. Prefekti është zyrtar me përgjegjësi të lartë, por këta do të jenë përgjegjës për situatën kontrollin e territorit për të gjithë problemet që institucionet e tjera duhet t’i trajtojnë dhe t’i zgjidhin” tha Rama.

VIDEOKreu i qeverisë Edi Rama ka shkarkuar nga detyra të gjithë prefektët e vendit dhe ka emëruar të rinjtë

Lista e Prefektëve të emëruar
Roland Nasto emërohet prefekt i Qarkut të Durrësit
Çesk Millja emërohet prefekt i Qarkut të Shkodrës
Baki Bala emërohet prefekt i Qarkut të Fierit
Dhori Spirollari emërohet prefekt i Qarkut të Korçës
Harilla Dafa emërohet prefekt i Qarkut të Beratit
Nexhbedin Shehu emërohet prefekt i Qarkut të Dibrës
Astrit Aliaj emërohet prefekt i Qarkut të Gjirokastrës
Suzana Jahollari emërohet prefekt i Qarkut të Tiranës
Maksim Malaj emërohet prefekt i Qarkut të Elbasanit
Zenel Kuçana emërohet prefekt i Qarkut të Kukësit
Gjergj Prendi emërohet prefekt i Qarkut të Lezhës
Flamur Mamaj, emërohet prefekt i Qarkut të Vlorës

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi disa javë me parë nga Vlora shkarkimin e të gjithë prefektëve dhe krijimin e një ekipi të ri për t'i dhënë një dimension ndryshe qeverisjes vendore në bashkëveprim me ministritë e linjës.

Vendimi për shkarkimin e 12 prefektëve u mor sot në mbledhjen e qeverisë. Sipas këtij vendimi, u larguan nga detyra të 12 prefektët në 12 qarqet e vendit., të cilët u zëvendësuan me prefektët e rinj, që janë të gjithë ish-ushtarakë.

Prefektët që largohen nga detyra: 
Prefekti i Tiranës  - Admir Abrija
Prefekti i Durrësit - Emiljan Jani
Prefekti i Elbasanit - Ardit Demiri
Prefekti i Fierit - Vasil Bregu
Prefekti i Vlorës - Etjona Hoxha
Prefekti i Gjirokastrës - Flamur Bime
Prefekti i Beratit - Valbona Zylyftari
Prefekti i Korçës - Pandi Papando
Prefekti i Dibrës - Ardit Kaja
Prefekti i Kukësit - Liman Morina
Prefekti i Shkodrës - Paulin Radovani
Prefekti i Lezhës - Eduard Ndrecaj


Redaksia Online
l.q/dy.b/ d.c/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?



×

Lajmi i fundit

Tritoli në banesën e gjyqtarit në Shkodër/ Reagon Manja: Akt burracakësh që kërkon të intimidojë drejtësinë

Tritoli në banesën e gjyqtarit në Shkodër/ Reagon Manja: Akt burracakësh që kërkon të intimidojë drejtësinë