Rama prezanton Subashin në Fier:
PD garon me përfaqësues të SHQUP

Rama prezanton Subashin në Fier:<br />PD garon me përfaqësues të SHQUP
FIER- Kryeministri Edi Rama ka vijuar sot turin elektoral me prezantimin e kandidatit për kryetarin e bashkisë të Fierit, Armando Subashi i cili pritet që të dorëzojë edhe mandatin e deputetit të Kuvendit.
 
Gjatë fjalës së tij Rama theksoi se Partia Demokratike nuk garon me kandidatë për të ofruar zgjidhje për qytetarët, por garaon që të vërë në krye të bashkive përfaqësues të SHQUP-it për të bllokuar projektet dhe për të thënë që qeveria nuk po punon dhe duhet ta rrëzojmë.
 
Gjatë prezantimit të  Subashi, Rama vuri në dukje se ai ka mbështetjen e koalicionit dhe se do ta kthejë Fierin në drejtimin e duhur.
 
“Kam besimin, që të gjithë këtë mbështetje që partitë tona PS dhe LSI në mënyrë të përbashkët po bëjnë tek Armando, ai do të dijë ta kthejë në projekte punë, investime, për ta çuar më tutje bashkinë e Fierit në rrugën e duhur”, tha Rama.

Kryeministri nënvizoi se, “Kemi ende shumë për të thënë për 18 muajt që pasuan, pas besimit masiv që na dhanë qytetarët dhe sidomos në qarkun e Fierit. Kanë qenë 18 muaj mjaft të ngjeshur me vështirësi, duke filluar nga përballja me plagët plot hemoragji të qeverisjes së shkuar, por edhe me një borxh të mbartur që ata që rrënuan Shqipërinë e kishin fshehur duke ua lënë në kurriz shumë sipërmarrësve”.

“Në 18 muaj”,
theksoi Rama, “kemi arritur ta ndalim hemoragjinë dhe të fillojmë ta kthejmë vendin në drejtimin e duhur. Të kthejmë në drejtimin e duhur, ekonominë, financat, arsimin, bujqësinë, shëndetësinë etj”.

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Karrigedjegurit

Mero Baze: Karrigedjegurit