Rama prezanton Tushajn në Lezhë:
Votoni kandidatin që do bëjë punën

Rama prezanton Tushajn në Lezhë:<br />Votoni kandidatin që do bëjë punën
LEZHË - Në kuadër të prezantimeve zyrtare të kandidatëve për Bashkitë e vendit, Kryeministri Rama i shoqëruar edhe nga ministrja e Mbrojtjes dhe deputetja Monika Kryemadhi kanë prezantuar sot në Lezhë kandidatin Viktor Tusha.
 
Gjatë fjalës së tij, Rama ka apeluar për qytetarët që të votojnë atë kryetar bashkie që ata mendojnë se do të bëjë më shumë për bashkinë.
 
Në 18 muaj për Lezhën bëmë investime disa herë më të mëdhaja. Do të bëjmë shumë herë më tepër.  Vota e 21 qershorit jo politike, është një votë për të vendosur se kush është njeriu që mund të bëjë më shumë për bashkinë.”- tha Rama duke shtuar se “Si mund të bashkëpunojë qeveria me kryetarë Bashkie që kanë frikë se i shohin. Kjo do të vazhdojë deri sa PD të vijojë kështu. Edhe demokratët më të flaktë duhet ta mendojnë votën e tyre.
 
Rama solli edhe një shembull me një kryetar bashkie të së djathtës që i kërkonte takim për komunitetin, por kishte frikë mos e shikonin.
 
Para ca kohësh një kryetar bashkie i PD më çoi një mesazh ku më thoshtë, “zoti kryeministër, komuniteti im ka probleme shumë të mëdha dhe kam nevojë për një takim urgjente, dhe unë i thashë që nesër në zyrën time. Ktheu përgjigje dhe tha: Jo në zyrë se më shohin”. Tani si mund të bashkëpunojë qeveria me kryetarë bashkie që kanë frikë se i shohin, si mund të disktuojmë projekte me kryetarë bashkie që nuk e kanë veten në dorë…? Prandaj, jo vetëm socialistët, progresistët, vajzat dhe djemtë që nuk kanë komplekse, por edhe demokratët e flaktë duhet ta mendojnë dy herë, sepse nuk po zgjedhin një deputet. Qeveria është kjo dhe do të jetë edhe pas 21 qershorit. Me voten e 21 qershorit duhet të mendojnë se kush është kandidati që do na bëjë më shumë punë.”- tha Rama.

Rama e vlerësoi kandidatin e së majtës për LSI-në si një menaxher i jashtëzakonshëm i cili edhe pa mbështetjen e qeverisë së kaluar ka bërë shumë , duke qenë edhe i pari kryebashkiak që ka futur sistemin e ndarjes së mbeturinave.
 
Viktor Tushaj nuk është kandidati i LSI-së, është kandidati për Shqipërinë Evropiane. Viktor Tushaj është një menaxher i jashtëzakonshëm. Në kohën e PD, ishte një qeveri që nuk e kishte vëmendjen te qytetet. I lanë në një gjendje të dëshpëruar. E katandisën bashkinë në një ndërmarrje komunale që me pak lek vetëm mund të pastronte rrugët. Nuk mund të gjykohet puna e Viktorit para 18 muajsh. Standardet e punës në Lezhë si ato të qyteteve të vogla të Italisë. Viktor Tushaj futi për herë të parë iniciativën për ndarjen e mbeturinave.”- tha Rama.

Duke reaguar ndaj akuzave për qeverisjen Rama theksoi se "Vetëm të marrët apo të ligjtë mund të kërkojnë sot që fara e “Rilindjes” hedhur para 18 muajsh të ishte bërë lis". Duke marrë si shembull spitalet, Rama vlerësoi se ato ende kanë probleme, por ka kaluar koha kur nuk kishte ilaçe dhe për t'u shtruar në spital duhet të merrje çarçaf me vete.

“Vetëm të marrët apo të ligjtë mund të kërkojnë sot që fara e “Rilindjes” hedhur para 18 muajsh të ishte bërë lis, e të rrinin poshtë të pinin birrë sikur të ishte festa e birrës në Gjermani. A thua se në 18 muaj u prodhua varfëria. Ky është drejtimi i duhur”- tha Rama.

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun e Lezhës, znj. Monika Kryemadhi shprehu besimin për fitoren në Lezhë. Në fjalën e saj, deputetja e qarkut të Lezhës u shpreh se ky ishte takimi i parë i prezantimit me kandidatin për Bashkinë e Lezhës, ndërsa theksoi se secili nga qytetarët duhet të bëjë një punë bindëse që të votojnë edhe ata që janë të pavendosur.
 
“Dashuria që kemi për njëri-tjetrin të vazhdojë dhe të shpërndahet më shumë në këtë qytet të mrekullueshëm. Lezha vërtet është renditet tek qytetet e kategorisë së dytë, por me thënë të drejtën z. Kryeministër, është qytet i kategorisë së parë sepse i ka që të gjitha, ka dhe detin, ka dhe lumin, ka dhe lagunën. Përveçse turizmit, ka dhe një histori shumë të madhe. Ka vendin “Besëlidhjen” ku në fakt të gjithë princat e Arbërisë lidhën besën këtu me njëri-tjetrin dhe ne kemi lidhur besën me njëri-tjetrin për ta çuar këtë qytet përpara. Ky ishte takimi i parë i prezantimit me kandidatin ose Kryetarin e Bashkisë dhe do takohemi në takime të tjera nëpër komuna, shtëpi më shtëpi, dhe mos harroni që secili nga ju duhet të bëjë pesë vota të tjera të cilat nuk kanë pasur në mendje që të votuojnë, por që do të ndryshojnë me programin dhe me planin konkret që do të kemi ne për Bashkinë e Lezhës”.-tha Kryemadhi.

Pjesë nga deklarata e Ramës në Lezhë 
Në 18 muaj për Lezhën bëmë investime disa herë më të mëdhaja. Do të bëjmë shumë herë më tepër.  Vota e 21 qershorit jo politike, është një votë për të vendosur se kush është njeriu që mund të bëjë më shumë për bashkinë. Para ca kohësh një kryetar bashkie i PD më çoi një mesazh ku më thoshtë, “zoti kryeministër, komuniteti im ka probleme shumë të mëdha dhe kam nevojë për një takim urgjente, dhe unë i thashë që nesër në zyrën time. Ktheu përgjigje dhe tha: Jo në zyrë se më shohin”. Tani si mund të bashkëpunojë qeveria me kryetarë bashkie që kanë frikë se i shohin, si mund të disktuojmë projekte me kryetarë bashkie që nuk e kanë veten në dorë…? Prandaj, jo vetëm socialistët, progresistët, vajzat dhe djemtë që nuk kanë komplekse, por edhe demokratët e flaktë duhet ta mendojnë dy herë, sepse nuk po zgjedhin një deputet. Qeveria është kjo dhe do të jetë edhe pas 21 qershorit. Me voten e 21 qershorit duhet të mendojnë se kush është kandidati që do na bëjë më shumë punë.Si mund të bashkëpunojë qeveria me kryetarë Bashkie që kanë frikë se i shohin. Kjo do të vazhdojë deri sa PD të vijojë kështu. Edhe demokratët më të flaktë duhet ta mendojnë votën e tyre.

Viktor Tushaj nuk është kandidati i LSI-së, është kandidati për Shqipërinë Evropiane. Viktor Tushaj është një menaxher i jashtëzakonshëm. Në kohën e PD, ishte një qeveri që nuk e kishte vëmendjen te qytetet. I lanë në një gjendje të dëshpëruar. E katandisën bashkinë në një ndërmarrje komunale që me pak lek vetëm mund të pastronte rrugët. Nuk mund të gjykohet puna e Viktorit para 18 muajsh. Standardet e punës në Lezhë si ato të qyteteve të vogla të Italisë. Viktor Tushaj futi për herë të parë iniciativën për ndarjen e mbeturinave.

Vetëm të marrët apo të ligjtë mund të kërkojnë sot që fara e “Rilindjes” hedhur para 18 muajsh të ishte bërë lis, e të rrinin poshtë të pinin birrë sikur të ishte festa e birrës në Gjermani. Nuk kemi thënë dhe nuk do të themi se do e bëjmë Shqipërinë të dytën pas Gjermanisë. Ata që e thoshin këtë thonë tani se mbi Shqipërinë kanë rënë të gjitha të zezat. A thua se në 18 muaj u prodhua varfëria. Ky është drejtimi i duhur. Pse duhet vënë në dyshim se kë duhet të votosh. Nëse vota shkon në drejtimin e duhur edhe 1 dylym tokë shkon në drejtimin e duhur të zhvillimit. Për pak ramë në gropën e zezë të kolapsit energjetik.


Erdhëm në pikën që gjysma e popullit paguante për gjysmën tjetër, ku futeshin më të pasurit. Për herë të parë OSHEE ka dalë me fitim. Nuk do të fusë dorën në buxhet që të kemi drita.

Duhet ende kohë, nga 2007 deri në 2013 na lanë 1 mld dollarë borxh. Ne kemi nevojë ende për të dalë nga gropa. Jemi në drejtimin e duhur, duke e shndërruar sektorin e energjisë, ato lek që shkonin për mbuluar këto shpenzime, do të shkojnë për shkolla e spitale. Mbi 300.000 konsumatorë janë përfshirë në skemë pas tetorit të kaluar. E kuptoni se ku jetonim.

Nuk ekziston një prind që fëmijës në rrezik ta çojë në operacion për ta torturuar, por për ta shpëtuar. S’ka prind që nuk i jep ilaçin e hidhur që do ta shërojë fëmijën e tij. Kjo është edhe me reformat. Nuk mund të jetojë një familje duke marrë borxh të ardhmen e fëmijëve. Shtëpia që morëm ne 18 muaj më parë, ishte si një shtëpi që Baba e kishte lënë në bixhoz.

 bindur se të gjithë ata që jetojnë me punë. Ata e dinë se shtëpia do mund dhe kohë për t’u ndërtuar. E rëndësishme është nëse jemi në drejtimin e duhur apo po shkojmë në drejtimin e gabuar. E di që spitalet kanë akoma probleme. Por kush e ka harruar që shkonte me çarçaf me vete. Sot e kemi kthyer në shërbimin spitalor në drejtimin e duhur. Sa herë që bëjmë legalizime, njerëzit na falënderojnë.

U them mos ia dini për nder qeverisë, por atyre që na dhanë neve votën që të bënim punën. Së bashku do ta çojmë përpara një projekt. I bindur se lezhjanet fisnik nuk do të bëjnë gabimet e vjetra duke votuar ata që i lanë në baltë.


Kreu aktual e njëkohësisht edhe kandidat për bashkinë e Lezhës Viktor Tushaj u shpreh se mbështetja e qeverisë do të vazhdojë edhe më tej nëse ai do të rizgjidhet atëherë do të vijojnë edhe projektet e zhvillimit për bashkinë.
“Ne do të vazhdojmë rrugën e nisur për një zhvillim të mëtejshëm të bashkisë së Lezhës. Kur u bëra kryetar në 2007 kisha një dëshirë të madhe për ta bërë Lezhën si Bizhoni dhe kryetari i një bashkie në Francë qeshi e më tha: Avash se Bizhonin e ka bërë historia. Nuk kanë qenë të vogla bashkëpunimet për të zhvilluar projektet që të bënim ehde më të mirë qytetin tonë. Ne kemi guxuar sepse e rruga drejt kalimit në Evropë nuk është e lehtë dhe kërkon përkushtim. Vetëm për të marrë një kredi për të transformuar qytetin na u deshën 6 vjet të bindnim ministrin e Financave që prapë nuk na e dha kredinë. Dua të falënderoj qeverinë shqiptare për ndryshimin e standardeve siç është modeli më i mirë sot për sot ai i shndërrimit të qendrës së qytetit. Sot ka marrë jetë projekti i ujësjellësit në Lezhë që jo vetëm do ti garantojë banorëve furnizimin me ujë por edhe cilësinë e këtij uji. Ne do dixhitalizojmë sistemin e qeverisjes vendore që qytetarët të mund të marrin përgjigje shpejt për kërkesat e tyre. Reforma administrativo territoriale na dha mundësinë të kalojmë një moment historik se standardizon shërbimet që u duhen qytetarëve. Kursen energji, shkurton administratën dhe qeveris më mirë qytetarët. Lezha me resurset që ka dhe me bukurin ë e mahnitshme na jep mundësi që turizmi të shërbejë në rritjen e të ardhurave për qytetarët dhe vetë qytetin. Bashkia e re me këto potenciale e resurse që ka dhe me mbështetjen që merr nga qeveria do të bëjmë të mundur zhvillimin ekonomik të Lezhës.

Ndërkohë duke rimarrë fjalën kryeministri u bëri apel qytetarëve lezhjanë që të zgjedhin duke menduar për atë që duan për qytetin e tyre pasi kanë dy shembuj konkretë atë të kreut aktual të bashkisë ose kundërshtarin e tij që e ka lënë komunën Shënkollnë gjendjen që është e që njësoj do të bëjë edhe për Lezhën.
"Meqë më tha Monika se ky kandidati tjetër qenka i komunës së Shënkollit, besoj se tashmë është e qartë se kush duhet të votohet. Nëse doni që të mbetet Lezha si sheshi i Shënkollit votojeni, nëse doni që të zhvillohet më tej shihni sheshin e Lezhës. Nëse nuk e kuptuat mirë këtë pyesni Gjovalin Kadelin se ai ka provuar dhe drejtimin e duhur dhe atë të gabuar,"- tha Rama.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos