Rama pritje për mësuesit: Rroga
juaj do të rritet çdo vit, e imja Jo

Rama pritje për mësuesit: Rroga<br />juaj do të rritet çdo vit, e imja Jo<br /><br>
Kryeministri Edi Rama me rastin e festave të fundvitit ka organizuar një pritje me mësuesit në Pallatin e Kongreseve. Shefi i qeverisë premtoi se deri në fund të mandatit të dytë, cdo vit rroga e mësuesve do të rritet, ndërsa e tija jo.

Ne kemi në program rritjen e pagave të mësuesve. Edhe pse është bërë shumë, megjithatë është shumë më pak se duhet të jetë, prandaj do të vazhdojmë rritjen e pagave për mësuesit. Do të jemi shumë kërkues

Paga ime padrejtësisht është më e madhe se e juaja, ne do ta ngushtojmë këtë diferencë. Nuk premtoj se në fund të 4 vite do të barazohet, por u premtoj se e imja nuk do të rritet, por e juaja cdo vit do të rritet” premtoi ai.

Më tej Rama foli për një reformë të thellë në arsim në aspektin e drejtimit për 2018. “Është me shumë rëndësi fuqizimi i profesionalizmit mes mësuesve me garantimin e një vazhdimësie të kërcënuar për shkak të lënies pas dore të mësuesisë dhe transformimit në një kategori të dytë.

Me rëndësi është edhe shkolla e drejtorëve për të mundësuar rritjen e kapaciteteve në drejtimin e shkollave. Ndër vite është bërë vetëm politikë shpërblimesh për drejtorët, por shkolla e drejtorëve do të na ndihmojë për të profilizuar dhe fuqizuar një figurë drejtuesi.

Reforma e mësuesisë do të jetë e gjerë dhe e thellë dhe faktikisht do të synojë që ta konsolidojmë atë bazë që kemi vendosur për ta bërë figurën e mësuesit një autoritet të padiskutueshëm.  Vitin tjetër do të fillojmë zbatimin e reformës së drejtimit në arsim duke transformuar strukturimin e DAR” përfundoi ai.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Forca Detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s

Forca Detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s