TIRANË, 18 Shkurt/ATSH- I. Vata/-Kryeministri Edi Rama ka ironizuar Partinë Demokratike pas qëndrimit të saj në mbledhjen e grupit parlamentarë në lidhje me interesin e qeverisë në zonat e përmbytura dhe ndihmat që tashmë janë dërguar te banorët e zonave të jugut, duke pohuar se SHQUP ka të vetmin problem se ku i gjetën ndihmat.
"Ah, tani problemi s'është me pse s'ka ndihma, po ku i gjetem ndihmat për të përmbyturit?! Dhe për këtë SHQUP-i kërkon llogari! ?#?VajmedetPD", shkruan Rama.
Më herët, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së u shpreh se "Vëmendjen e Partisë Demokratike, të grupit tonë parlamentar dhe të opozitës në tërësi e kanë marrë me të drejtë ngjarjet e jashtëzakonshme të javëve të fundit - përmbytjet në Jug të vendit, vala e shpërthimeve me tritol në Tiranë, skandalet që s'kanë të reshtur në sektorin e energjitikës, në shëndetësi, gjendja ekonomike e rënduar e qytetarëve".
Kryeministri Rama i është përgjigjur pasditen e sotme duke e titulluar që në krye të herës "VajmedetPD" që tani nuk kanë më problem furnizimin me ndihma dhe kompensimin real, po ku i gjetëm mundësitë, një "Vajmedet PD", ironizon Rama. /a.ke/