Kryeministri Edi Rama ngriti si shqetësim mostrajtimin e mbetjeve shtazore nëpër thertoret në vend.

“Çështja e thertoreve. Ne kemi bërë një stabilizim krahasuar me kohën kur kemi marrë këtë detyrë që e mbani mend kanë kaluar nga Kthesa e Kamzës ku gjëja e gjallë therej në trotuar e gjaku rridhte në rrugë, dhe kemi kaluar në një nivel tjetër. Ajo që është e qartë nga pasqyra e problematika, është që niveli ku ne jemi shumë mirë se ku ishim, por është larg nivelit për të marrë certifikatë që po që ti mund të vazhdosh të jesh thertore dhe mund të vazhdosh ti shërbesh tregut të BE. Nuk është më çështja që stë lënë ta çosh më në Itali, çështja është se s’do të lënë ta shesësh më në Shqipëri. Për thertoresh problemi më i tmerrshëm është ndarja e mbetjeve që nuk janë për konsum. Dhe garantimi i ndarjes sipas standardit të BE dhe patjetër procesi i trajtimit sipas BE për të shmangur çdo rrezik kontaminimi dhe ndikimi. Asnjë thertore sot, edhe ato që janë shumë të mira nga mënyra sesi funksionojnë, nuk e kanë këtë proces. Nëse nuk ekziston, thertorja nuk mbijeton në tregun e BE. Këtu kemi procesin e përbashkët me komisionin  që jemi duke punuar për ligjin dhe duhet të miratojmë ligjin për produktet shtazore që nuk kanë për konsum, duhet të klasifikojmë mbetjet, duhet të mbështesim sektorin”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Siguria ushqimore, Rama: Sfida më e vështirë e anëtarësimit! ‘Pikat e dobëta‘, thertoret dhe sektori i qumështit