Rama: Problemi monopolet, jo taksat

Rama: Problemi monopolet, jo taksat
TIRANË - Sërish nëpërmjet Twitter, kryesocialisti Rama ka shprehur qëndrimin e tij ndaj deklaratave të kryeministrit Berisha në mbledhjen e qeverisë. Ai tha se modeli që PS do të përdorë për taksën progresive po përdoret në SHBA dhe BE, ndërsa rithekson se vendit i duhet ndryshim.
“S'mund të taksohen njësoj rrogëtarët dhe biznesmenët.Ndryshim! Kurse biznesit qeveria jonë do t'i rikthejë lirinë e konkurencës,do t'i heqë referencat e gjobat mafioze!”, deklaroi Rama.
Sipas tij, problemi në vend janë monopolet e krijuara nga qeveria dhe jo taksat.
“Ortakeritë e pushtetit për bizneset e veta janë problemi jo taksat!Administrata e rryshfetit është problemi jo taksat! Biznesi do rilindë!”, ka shkruar Rama në Twitter.


THITHJA E TRURIT
“Thithjen e trurit nga jashtë s’mund ta realizojë një qeveri, që di vetëm të bëjë propagandën e lavazhit të trurit me gënjeshtra, shpifje, baltë”, deklaroi Rama pas mbledhjes së qeverisë.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset