Rama: Projekti i 2013, zgjidhim
Gërdecin, ish të përndjekurit

Rama: Projekti i 2013, zgjidhim<br />Gërdecin, ish të përndjekurit
TIRANE - Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka garantuar çdo të burgosur politik mbi moshën 70 vjeç se do të marrë gjithë dëmshpërblimin e kohës së burgut të padrejtë që në mandatin e parë të qeverisjes. Deklarata e cila bëhet për herë të parë nga PS dhe nga pretendenti për kryeministër, u bë mbrëmjen e djeshme në një intervistë për Top Story të gazetarit Sokol Balla. Deklarata  vjen në një kohë kur Lirak Bejko, ish i burgosuri politik që mori pjesë në një grevë urie në Tiranë, u nda nga jeta më 2 nëntor, në një spital në Bari, pas plagëve të rënda të djegieve që mori nga vetëflijimi, në shenjë proteste ndaj  indiferencës së qeverisë për mos plotësimin e kërkesave të kësaj shtrese.

Edi Rama sulmoi gjatë emisionit edhe Presidentin e Republikës, që sipas kreut të PS, po sillet në institucionin e Presidencës si një ministër më shumë i kabinetit qeveritar të PD-së.

“Presidenti luajti me ish-të burgosurit politik një skec si aktor i PD”, tha kreu i opozitës gjatë intervistës me Sokol Ballën.

Rama tha se në programin e PS-së mishërohet edhe ndihma për ish-të burgosurit si një ndjenjë përgjegjësie.

Duke folur për zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kryesocialisti tha se PS ka të mëshiruar në programin e saj atë program që fitoi në zgjedhjet e orëve të fundit në SHBA.

“Nuk jemi të gjithë pro amerikan kur trajtojmë institucionet dhe konkurrencën politike”, akuzoi kryesocialisti.

Edhe njëherë Edi Rama iu rikthye çështjes së taksës së sheshtë që e konsideroi si “rrjepje të më të dobtëve dhe dhjamosje të më të fortëve”.

Më tej gjatë intervistës kryesocialisti ka shprehur gatishmërinë e PS-së, për të votuar në Kuvend ligjet me 3/5 të votave, kurse për sa i përket çështjes së Fierit ai theksoi se propozimi i Berishës për çështjen e Fierit është një shkelje e ligjit dhe për këtë “PS Nuk merr pjesë në asnjë votim për Gjykatën e Lartë, nëse nuk zbatohen vendimet e kësaj gjykate për Fierin”.

I pyetur për koalicionet e mundshme që mund të krijojë Partia Socialiste në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013, Edi Rama deklaroi se “koalicioni ynë në zgjedhjet e 2013 do jetë koalicioni më i madh opozitar”, duke theksuar ndërkohë që në zgjedhjet e ardhshme shqiptarët do e fusin 2013 si vitin e ndryshimit të madh.

Gjithashtu Rama deklaroi se Dritan Prifti është në opozitë por jo pranë PS dhe ndërkohë nuk përjashton aleancat me FRD, AK dhe LSI por është kundër zgjidhjeve të mesme e në favor të kësaj qeverie korruptive.

“Aleancë me FRD? Nevojë historike krijimi i një koalicioni kundër regjimit aktual. Nuk ka me vend që përballë rregjimit vota të hidhet në një rrugë të mesme".

(Lajmi u publikua fillimisht në orë 21:45 dhe u përditësua në vazhdim)

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë