Rama: Prokuror të huaj për
21 janarin e dosjet e korrupsionit
Mazhoranca duket se do t`i shkojë deri në fund zbardhjes së vërtetës për vrasjen e katër demonstruesve në 21 janar të vitit 2011 para Kryeministrisë dhe kjo jo duke u bazuar në organet e drejtësisë në vend.
TIRANE- Mazhoranca duket se do t`i shkojë deri në fund zbardhjes së vërtetës për vrasjen e katër demonstruesve në 21 janar të vitit 2011 para Kryeministrisë dhe kjo jo duke u bazuar në organet e drejtësisë në vend. Kreu i qeverisë, Edi Rama deklaroi dje në Parlament se qeveria do të marrë një prokuror të huaj për të hetuar dhe zbardhur ngjarjet e 21 janarit, përfshirë këtu edhe dosjet e korrupsionit.
“Ju keni të drejtë sepse sot zëdhënësit më të denjë për atë që flisni sot, duhej të ishit duke folur në prokurori. Vazhdoni të drejtoni sistemin gjoja të pavarur të drejtësisë dhe ju keni marrë garancinë se nuk do ju prekni për gjithë ato vite dhe u keni thënë.
Meqënëse e keni kaq merak hetimet duke filluar nga 21 janari, një prokuror i pavarur i huaj të vijë dhe të drejtojë hetimin e çështjes. Nëse ju e keni përzemër luftën ndaj korrupsionit ta hetojmë më tej dhe ta shikojmë se çfarë rezultatesh do të nxjerrë, të ngritura mbi prova dhe mbi fakt. Jeni të mbërthyer nga dhimbje të mëdha për humbjen e atij pushteti dhe që keni shumë për të fshehur jo të gjithë ju, por ata që janë më të zjarrtë që kanë lëvizur mashën e zjarrit dhe nuk ka dashur të ja dijë për askënd veç për ushtrimin e pushtetit stalinist. Në fund vendos populli dhe së shpejti do të vendosë edhe drejtësia”, tha kreu i qeverisë.
Ndërkohë që në replikën e tij, ish-kryeministri Berisha, i cili dje ishte zëri kryesor i opozitës në Kuvend, akuzaoi Ramën si organziator të gjithë ngjares së 21 janarit. “Ik e dorëzo çdo gjë në prokurori. Por nuk dorëzon dot asgjë. Për sa i përket 21 janarit je ti organizatori i puçit sepse doje të mbaje një fjalim tek ballkoni. Dole dhe nesër por e more përgjigjen. Dole dhe e ule kokën kur të thanë se, do merrje atë që meriton. Ti je kryeministri më i lidhur me krimin. Ke vënë në krye të policisë njeriu që është i lidhur me krimin. Në 5 muaj e shndërrove policinë në instrumentin kryesor të trafikut të drogës. E drejton policia tani.
Ty askush s’të beson sepse ti dinë lidhjet e krimit dhe korrupsionit. Gjermani më tha: Ka sjellë dosjen e Ilir Metës. Tani vazhdoni garën e shkarkimit të gjithë atyre që kanë mandat nga mazhoranca e kaluar”, tha Berisha.
Shkrimi u publikua sot (21.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.6%
-
Jo
62.4%
-
Deri diku
6%
Vota total: 2093
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vrasja e Martinit, del nga spitali shoku i 14 vjeçarit
29 Nëntor, 13:18
-
Vdiq në ditën e parë të punës, 18-vjeçari shqiptar sapo ishte bërë baba! Flet mes lotësh partnerja e tij: Po planifikonim dasmën
29 Nëntor, 13:12
-
Europol: Arrestohet në Rinas kreu i dyshuar i trafikut të heroinës nga Irani në Europë, i sekuestruan 703 kilogramë në një kontejner me sapun
29 Nëntor, 13:04
-
Muralja e Maradonës, vendi i dytë turistik më i vizituar në Itali
29 Nëntor, 13:03
-
Mbi 225 tonë kokainë, konfiskohet rekord botëror droge e fshehur në nëndetëse! Autoritetet kolumbiane zbulojnë rrugën e re të trafikut të narkotikëve drejt Australisë
29 Nëntor, 12:54
-
Gjykata e Hagës urdhëron ish pjesëtarin e UÇK-së t’u paguajë 208 mijë euro viktimave të tij
29 Nëntor, 12:51
-
Përgjimet e Sky ECC, kush është shqiptari 'VIP' i arrestuar në Greqi
29 Nëntor, 12:46
-
Sot një vit nga vrasja e Liridona Ademajt! Çfarë dihet për krimin makabër, autorët ende pa aktakuzë
29 Nëntor, 12:41
-
Moti i keq/ Fundjava pritet të mbizotërohet nga reshjet e dendura të shiut
29 Nëntor, 12:39
-
Bind Myrto Uzuni, Granada i kërkon rinovimin me përmirësim page
29 Nëntor, 12:35
-
Tiranë/ Nis puna për ndërtimin e Kampusit të Kolegjit të Europës, do përbëhet nga 4 godina! Studentët do kenë akses në biblioteka, muze dhe ambiente sportive
29 Nëntor, 12:29
-
U godit organizata kriminale e Suel Çelës, SPAK do të kërkojë ekstradimin e të arrestuarve në Belgjikë e Itali! Letrat dërgohen javën tjetër
29 Nëntor, 12:11