Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së, në nisje të fjalës së tij kreu i PS-së falënderoi edhe qytetarët që dje morë pjesë në homazhet e 1 vjetorit të 21 janarit.
“Falenderoj në emër të familjeve të 4 dëshmorëve të gjithë qytetarët që shprehën solidaritetin e tyre njerëzor në homazhe dje. Nuk jemi të interesuar vetëm për të dalë në dritë dora e ekzekutorëve por edhe të zbardhet urdhëruesi i tyre. U vranë protesues të paarmatosur që ushtruan të drejtën kushtetuese për të protestuar. Falenderoj SHBA dhe në veçanti ambasadorin Arvizu për hetimin e thellë të ngjarjes së 21 janarit. Këtu vjen edhe kërkesa janë ndaj prokurorisë që t’i shkojë ngjarjes deri në fund”, tha Rama.
(aq/shqiptaraja.com)